Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në festën e PD në Kavajë: Historia u thërret përsëri

18/12/2025
Berisha në festën e PD në Kavajë: Historia u thërret përsëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, tha kreu i PD, Sali Berisha gjatë një fjale që mbajti në Kavajë për 35 vjetorin e degës së PD në këtë qytet.

“Qytetarë dhe qytetarë të Kavajës, historia u thërret përsëri.
Historia u thërret ju, thërret të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri. Të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë.
Diktaturën e cila po shkatërron me shpejtësi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj ju se Edi Rama qëndron në pushtet, jo se është i zoti, jo se ka mbështetje. Qëndron në pushtet se nuk ngrihemi ne. Por ne do ngrihemi. Ne, qytetarët e lirë, që i besojmë lirisë, s’pranojmë kurrë një regjim si ky. Vetëm, vetëm një emër që e keni dëgjuar vetë këto dy vitet e fundit.
Ergys Agasi, i larguar. I larguar apo në shkozetë, hajde merre vesh tani.
Por në një transaksion ka 50 milionë euro të vjedhura qytetarëve. Vetëm në një transaksion jashtë shtetit. Vjedhjet e tyre janë të pafundme. Do u japim atë që meritojnë.
Ndaj, shfrytëzoj këtë rast të ftoj qytetarët e Kavajës, që kanë qenë në krye të lëvizjes për përmbysjen e diktaturës komuniste.
Rikujtoj dhe kurrë s’kam për ta harruar, 20 shkurtin e vitit ’91. Djemtë, burrat, gratë e Kavajës kishin një shqetësim të madh; Se mos diktatura, se mos diktatori ua bllokonte rrugën dhe s’do vinin dot. Janë nisur gjithë natën dhe kanë gdhirë, kanë gdhirë në Tiranë.
Dhe kanë qenë të gjithë në ballë të përmbysjes së shtatores së Hitlerit shqiptar. Ndaj, duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë”, tha Berisha. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

27/08/2026
Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

27/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

26/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

27/08/2026
Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.