Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maks Haxhiaj kundër projekt-Kodit Penal: “Draft problematik, i papërshtatshëm dhe pa transparencë”

30/07/2025
PËRGJIMET/ Zbardhen SMS-të mes Moisi Habilajt dhe vëllait të tij Florianit: Po q*** në b*th…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Prof. Dr. Maksim Haxhiaj, ka kritikuar me tone të ashpra projekt-draftin e ri të Kodit Penal, duke e cilësuar si një dokument të papërshtatur me realitetin social, ekonomik dhe juridik të vendit. Sipas tij, ky draft është përgatitur pa një proces të gjerë konsultimi me aktorët e drejtësisë, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë.

“Drafti i ri nuk është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës. Nuk dihet në çfarë kushtesh është përgatitur. A është analizuar realiteti shqiptar, mentaliteti, gjendja ekonomike dhe niveli kulturor i shoqërisë?”, deklaroi Haxhiaj.

Ai kundërshtoi pretendimin se drafti është pjesë e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se reforma ka sjellë probleme në procedurë dhe në burimet njerëzore, ndërkohë që ky projekt nuk është produkt i institucioneve të reja të drejtësisë. Haxhiaj theksoi se që prej vitit 1995, Kodi Penal ka pësuar 23 ndryshime dhe 4 vendime nga Gjykata Kushtetuese, por asnjëherë nuk është pretenduar që kemi një kod bashkëkohor.

Nëse synimi i ndryshimeve është integrimi në Bashkimin Evropian, shtoi ai, kjo duhet të thuhet qartë. “Por ky draft propozon një kod inkuizitor, me dënime të rënda, madje më të ashpra se ato të kodit penal të kohës së komunizmit”, deklaroi Haxhiaj.

Ai ngriti shqetësime të mëdha për mënyrën e hartimit të projektit dhe rolin e institucioneve. “Nuk mund të ndryshohet Kodi Penal me vendime të Këshillit të Ministrave. Kjo është një kompetencë që i përket Ministrisë së Drejtësisë”, tha ai, duke shtuar se ende nuk dihet se kush e ka përgatitur konkretisht këtë draft dhe përse mungon përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë në proces.

Haxhiaj kërkoi që diskutimet mbi kodin e ri penal të udhëhiqen nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, duke përfshirë edhe gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe ekspertët juridikë.

Ai veçoi si veçanërisht problematik nenin 537 të draftit, që sipas tij përbën një goditje të padrejtë ndaj profesionit të avokatit. “Ky është një turp. Avokatia është një profesion i lirë dhe i pavarur, dhe nuk mund të preket në këtë mënyrë”, përfundoi Haxhiaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.