Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KAS i heq mandatin Kleana Xhuvelit, ia kalon Ana Dajkos

30/07/2025
KAS i heq mandatin Kleana Xhuvelit, ia kalon Ana Dajkos
Share on FacebookShare on Whatsapp

KAS i heq mandatin Kleana Xhuvelit, ia kalon Ana Dajkos ndërsa vendosi se dorëheqjet kolektive u shpallën të pavlefshme

Kleana Xhuveli mbajti mandatin e deputetes vetëm për një javë, pasi Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që përfaqësimi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kuvend i takon Ana Dajkos, e para në listën shumëemërore të qarkut Tiranë.

Vendimi i KAS erdhi si surprizë, madje edhe për vetë koalicionin ankimues, i cili kishte kërkuar që mandati t’i kalonte nga Xhuveli tek Adriatik Lapaj, si më i votuari në listën e hapur. Por Komisioni rrëzoi këtë kërkesë, duke e cilësuar të pavlefshëm aktin e dorëheqjes kolektive të kandidatëve të listës së mbyllur, të bërë ditën e zgjedhjeve.

“Eliminimi i listës përmes dorëheqjeve shkel rendin ligjor zgjedhor. Një akt i tillë nuk krijon pasoja juridike dhe nuk mund të legjitimohet nga KAS. Heqja dorë nga kandidimi do të thoshte në vetvete prishje e listës dhe pamundësi për të garuar në zgjedhje”, u shpreh anëtari i KAS-it, Elvis Çefa.

Ai theksoi se kalimi i mandatit nga e para në listë (Ana Dajko) tek kandidati i 13-të (Adriatik Lapaj) kërkon që të gjithë kandidatët ndërmjet tyre të refuzojnë me radhë mandatin, përmes një procedure të rregullt pas marrjes së njoftimit nga KQZ. Në mungesë të kësaj procedure, ndryshimi i renditjes është i paligjshëm.

“Në kuptim të ligjit, dorëheqjet kolektive janë absolutisht të pavlefshme dhe nuk mund të merren në konsideratë. KQZ nuk mund të miratojë një akt të tillë nul,” shtoi Çefa.

Pas këtij vendimi, mandati i kalon Ana Dajkos – e njohur si tezja e Adriatik Lapajt – ndërsa Xhuveli, kushërira e tij, largohet nga Kuvendi. Nëse Dajko refuzon mandatin, ai do t’i ofrohet kandidatit të radhës në listë, Livia Stavri, e njohur si partnere e Endri Shabanit.

Krahas kësaj çështjeje, KAS shqyrtoi edhe kërkesën ankimore të Andia Ullirit, e cila kërkonte mandatin e Arjan Ndojës në listën e PD në qarkun Durrës, duke u mbështetur në shkeljen e kuotës gjinore. Por kjo kërkesë u refuzua.

Fill më pas ka reaguar ‘Shqipëria e bëhet”. Përmes postimit në Facebook ajo e konsideron vendimin politik.

“KAS sot nuk mori një vendim administrativ, bëri politikë!
Jo vetëm që rrëzoi një kërkesë legjitime, por guxoi të diktonte edhe qëndrimin tonë politik, duke e quajtur mbështetjen për listat e hapura një “gabim fatal”.

Vendosi: “Pranim i pjesshëm i kërkesës ankimore…”, ndërkohë që vendimi i marrë nuk kishte aspak lidhje me objektin e kërkesës sonë

Kjo nuk është më çështje procedurash apo interpretimesh ligjore, është një ndërhyrje brutale në lirinë politike të një subjekti që kërkon ndryshimin e një sistemi të mbyllur, të kalbur dhe të kapur.

KAS sot u vetëshpall si repart paramilitar i forcave të vjetra politike.
Me këtë vendim, jo vetëm që i vunë kazmën Kodit Zgjedhor, por shkelën çdo parim të demokracisë, ligjit dhe pluralizmit politik.

Ky është një sinjal i qartë: sistemi ekzistues trembet nga ndryshimi dhe përpiqet ta ndalojë me çdo mjet”, thuhet në një njoftim të kësaj partie. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.