Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Për farsën elektorale të 11 majit, diktatura autoritare e Edi Ramës përdori 1 miliardë e 24 milionë euro

30/07/2025
Berisha: Për farsën elektorale të 11 majit, diktatura autoritare e Edi Ramës përdori 1 miliardë e 24 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se për farsën elektorale të 11 majit, diktatura autoritare e Edi Ramës përdori 1 miliardë e 24 milionë euro.

“Të kuptohemi, diktaturat janë dy lloje;
janë diktatura totalitare të cilat nuk lejojnë konkurrencën.
janë diktatura autoritare që puthadorët e qeverisë i quajnë tani, liberale.
Diktaturat autoritare lejojnë konkurrencën, por e bëjnë fiktive garën. E bëjnë të pabarabartë.
Rasti konkret, në Shqipëri në zgjedhjet e 2021, Edi Rama përdori 130 mln euro para buxheti, që disbursoi për familjet e prekura nga tërmeti. I disbursoi në rrethet, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe Kurbin. Tani nëqoftëse në 2021 u disbursuan nga buxheti për të blerë vota 130 mln euro dhe kjo ishte asgjësimi i votës, i procesit zgjedhor, si proces i rregullt, pra ishte farsë, në këto zgjedhje diktatori, apo diktatura autoritare përdori 1 miliardë e 24 milionë euro.
Cilat janë?
500 mln në kundërshtim me ligjin në prokurorime publike.
244 mln në kundërshtim me ligjin interesa bankare dhe grante për fermerët.
200 e ca milionë gjoba dhe kamata të falura të 10 viteve të fundit.
76 mln çdo pensionist 100 euro.
Pra vetëm me këto, pa llogaritur dhe 100 mln rrënjë kanabis, që nuk mbillen dot. Të them unë, 100 mln nuk i mbjell dot.
Pa llogaritur, ju i patë, qindra mijëra kate ndërtime nga kartelët e drogës dhe të tjerë, lejet e ndërtimit, lejet e legalizimit, certifikatat e pronësisë.
Pa llogaritur dhjetëra mijëra të punësuar të përkohshëm.
Pra kemi të bëjmë me një proces zgjedhor të vdekur. Nuk është totalitar, sepse e lejon garën, por e vdes në fushë garën. Ky është problemi”, deklaroi Berisha.

Në vijim ai shpjegoi se sistemi nuk ka ideologjinë komuniste, as naziste, as doktrina fetare në bazë, ka drogën dhe fuqinë e saj të tmerrshme. Ka drogën.
Se shiko, është ndryshe diktaturë autoritare e një elite që bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, është krejt tjetër diktatura autoritare e bazuar në krimin dhe drogën.

“Droga të bën ministër, droga të bën ambasador, droga të bën kryegjykatës, të bën kryeprokuror.
Droga të emëron drejtor të Përgjithshëm policie.
Droga të eliminon kur i shkel në kallo.
Është vendimmarrësi më i fuqishëm. Ndaj me dhjetëra e dhjetëra media të huaja e kanë quajtur narkoshtet.
Droga bën që prokurori special të mbajë në xhep mandatin e klanit Troplini dhe presin pastaj të merret… Në asnjë mënyrë, ai e ka mburojë, ai e din që do zëvendësonte Troplinin në çdo variant, ai që do të mbante në xhep mandatin dhe nuk do arrestonte.
Po, po. Edhe tani ai Elvis Doçi në shtëpi është, bashkë me Altin Hajrin.
Tani në Shqipëri e thërrasin masivisht Altin Troplini.
Po don të fusë ligjin tani që ta mbrojë, të dënojë gazetarët që të mos flasin dot kundër tij dhe Irena Gjokës.
Kjo është çmenduri.
Pasi bëri fushatë 1 vjeçare për të ndryshuar kushtetutën se po më mbaron mandati dhe si të ja bëj. Duhet të ndryshonim kushtetutën për mandatin e tij, e kuptoni apo jo gjer ku shkon mendja e prokurorit të karteleve.
Keni parë ju të dënohet qoftë dhe një njeri i vetëm jashtë dokumenteve të ardhura nga jashtë? Edhe ato i fut në turshi.
Ky shtet po të mos ishin milionë faqe e dokumente të ardhura nga jashtë, këtu nuk arrestohet kush për drogën.
Pse nuk kapet 1 kg drogë në Portin e Durrësit? Sepse ka në dorë droga”, deklaroi Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.