Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Kozetës në Pogradec. Dëshmia e Ilirjanit në polici

29/07/2025
Arrestohet i riu në Pogradec, dyshime se vrau gruan, kishin lidhje intime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ilirjan Selmani në momentin e arrestimit

Si rezultat i hetimeve zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec ku një grua 52-vjeçare u qëllua për vdekje me thikë, në banesën e saj, dhe më pas autori i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.

Kozeta Teco

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë.

Autori Ilirjan Selmani, 31 vjeç, banues në Pogradec dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Ilirjanibka vrarë me thikë, shtetasen Kozeta Teço,  52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ilirjan Selmani është rrëfyer në polici për krimin. Ai thotë se e dashuronte 52-vjeçaren dhe nuk i bënte përshtypje diferenca në moshë, sepse i bashkonte dashuria. Por ai thotë se kohët e fundit viktima e rrihte dhe se ajo e përdorte, ndërsa mohon vrasjen

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo me përdorte, nuk më donte. Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”, ka thënë Ilirjani në polici.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.