Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gara për projektin e stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Çdo ndodhë edhe rreth e rrotull tij

04/04/2025
Gara për projektin e stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Çdo ndodhë edhe rreth e rrotull tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zhvilluar sot gara e projekteve për transformimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe lagjen përreth.

Sot po zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për rilindjen e tij, ku 5 skuadrat finaliste po prezantojnë përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili do ta kthejë atë zonë në një qendër të re të Tiranës.

Skuadrat konkurruese janë: OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment; Constructionsh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k ”; “Far Frohn & Rojas + sbp–schlaich–bergermann-partner + TOPOTEK I + Transsolar; Klimaengineering + Adrian Paci + Progeen sh.p.k”; “Foster & Partners + Artech Studio sh.p.k + Artech Group + Bolv Oil”; “ZAHA HADID Architects + AGIKONS sh.p.k”; “Office KGDVS + l’AUC + Baukuh + ARQUITECTURA-G + Yelloë Office + Ne Arkitektët + Matilde; Cassani + Bollinger & Grohmann + ALES Construction ”.

Edi Rama: Më vjen shumë mirë, po ashtu, që pas tre stadiumeve të reja dhe me këtë rast dua t’i jap një përgjigje interesimit të shumëkujt që pyet “Çfarë po bëhet me ato tre stadiume” të cilat janë në proces tani pasi janë përzgjedhur fituesit, janë bërë projektet e zbatimit dhe AIC ka shpallur garën për zhvilluesit, kështu që të gjithë janë të ftuar t’i shikojnë të treja këto mundësi zhvillimi, stadiumi dhe në fakt nuk janë stadiume ekzaktësisht, por janë qendra të reja urbane, në Durrës, në Vlorë dhe në Korçë. Tani i vjen radha stadiumit “Selman Stermasi” edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot  është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane që jam i bindur, duke pasur parasysh edhe konkurrentët, do jemi në kushtet kur do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje shumë të mirë. Ashtu sikundër, dua të përmend këtu edhe disa proces të tjera të filluara, procesi për ndërtimin e qendrës së re administrative pranë stadiumit “Selman Stërmasi” që do të akomodojë 18 institucione, procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës të domosdoshme për shumë arsye që janë të lidhura me konsolidimin e gjithë procesit të punës së Kadastrës, Biblioteka e re Kombëtare, një konkurs që do të shpallet së shpejti përsa i përket zhvillimit privat në funksion të investimeve për Bibliotekën e re Kombëtare, ndërkohë që punohet dhe është në kantier Akademia e re e Futbollit, Akademia e Manchester City në Durrës, së shpejti do të fillojmë akademinë e Raffa Nadal po në Durrës dhe Agjencia është në diskutime me NBA për Akademinë e NBA po në Durrës ku duam të krijojmë një destinacion akademish sportive.

Në fund, së shpejti po ashtu dhe e them këtë sepse e di që këtu ka jo pak përfaqësues të kompanive, por edhe për të tjerët që ta dëgjojnë, AIC do të shpallë dhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe në bregdet, një sistem i ri parkimesh, ku ne do të përfshijmë të gjithë arkitektët ndërkombëtarë që janë pjesë tanimë e përditshmërisë sonë dhe që janë një rrjet i jashtëzakonshëm me të cilët do të organizojmë edhe Festivalin e Arkitekturës në Tiranë, Festivalin Ndërkombëtar në fillim të qershorit, por duke folur për parkimet qëllimi është që t’i përgjigjemi një sfide të madhe të këtij zhvillimi që është nevoja për shumë më tepër parkime dhe për një sistem shumë më të pranueshëm të qarkullimit, që ndërkohë ka filluar të japë shenja vështirësie të dukshme. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026
Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti

Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.