Dhimbje dhe lot nga besimtarët ortodoksë kur u soll trupi pa jetë...

Dhimbje dhe lot nga besimtarët ortodoksë kur u soll trupi pa jetë i kryepeshkopit Anastas Janullatos

46
0
Shares

Me dhimbje e mallëngjim u prit sot në Katedralen ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, Kryepiskopi i ndjerë Anastas. Kortezhi i tij u ndoq nga ceremoni gjithë rrugës nga kufiri i Shqipërisë, fillimisht në Kakavijë, në vazhdim në Katedralen e Ngjalljes, në Gjirokastër, ku u prit nga klerikët e mitropolisë, nxënësit e shkollës “Frymë Dashurie” që ai themeloi, si dhe qindra besimtarë.

Në Katedralen e @Ngjalljes së Krishtit”, në Tiranë, krahas pjesëmarrjes së të gjithë Sinodit të Shenjtë, u mblodhën bashkë klerikë dhe besimtarë nga të gjitha mitropolitë, për të pritur Hierarkun.

Pasi u prit në hyrje të rrugës “Ibrahim Rrugova”, trupi i tij u vendos në katedrale, ku pasoi një Shërbesë Përshpirtjeje e drejtuar nga Mitropoliti Mbikëqyrës i Kryepiskopatës, Hirësi Joani, dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY