Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Grup i strukturuar kriminal, SPAK sekuestron pasuritë e 15 personave

27/10/2024
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Muratori” .

Sipas SPAK bëhet fjalë për Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan  dhe personat e tjerë të hetuar.

DETAJET NGA SPAK/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.02 datë 26.01.2024, në ngarkim të shtetasve Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe personat e tjerë të hetuar në kuadër të këtij hetimi penal si dhe familjarëve të tyre.

Nga aktet e administruara rezulton se në datë 19.10.2021, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është regjistruar procedimi penal nr. 270 i vitit 2021, për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 287 e 333/a të Kodit Penal.

Nga aktet hetimore rezulton se nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe konkretisht të Prokurorisë së Firences dhe nga verifikimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, janë administruar të dhëna për disa shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët veprojnë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e saj në Itali. Gjithashtu nga hetimi janë administruar të dhëna se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal i pjesëtarëve e këtij grupi kriminal janë investuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të këtij hetimi të përbashkët JIT, në datë 05.02.2024, është ndërmarrë operacioni “Muratori” në disa shtete nën koordinimin e Eurojust, Prokurorisë së Republikës së Firences dhe Prokurorisë së Posaçme dhe janë ekzekutuar 92 masa sigurimi personal, 65 prej të cilave për shtetas shqipëtarë si dhe janë dokumentuar të gjitha pasuritë e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë.

Pasuritë e identifikuara në pronësi të shtetasve; Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe familjarëve të tyre, të paluajtshme apo të luajtshme kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, prandaj kërkohet konfiskimi i tyre.

LISTA E PASURIVE

  1. 43 (dyzetetre) automjete
  2. 4 (katër) motomjete
  3. 18 (tetëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme
  4. 25 (njëzetepesë) subjekte tregtare si; SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) dhe P.F (Person Fizik)
  5. 6 (gjashtë) shoqëri aksionere – konkretisht konfiskimi i përqindjeve takuese të personave të hetuar dhe familjarëve të tyre
  6. Llogari bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë të personave të hetuar si dhe familjarëve. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

FIER/ U bë tapë dhe telefonoi policinë: “Kam vrarë gruan”

20/04/2026
Belind Këlliçi rrëfen pse ishte në SPAK, më pyetën për Trump, diplomën

SKANDALI/ Këlliçi publikon dokumentet zyrtare gjermane: “Jet Bank” e lidhur me persona të dënuar për mashtrim ndërkombëtar

20/04/2026
“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

20/04/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Vetëploset me armë gjahu në Durrës, humb jetën një 35-vjeçar

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

FIER/ U bë tapë dhe telefonoi policinë: “Kam vrarë gruan”

20/04/2026
Belind Këlliçi rrëfen pse ishte në SPAK, më pyetën për Trump, diplomën

SKANDALI/ Këlliçi publikon dokumentet zyrtare gjermane: “Jet Bank” e lidhur me persona të dënuar për mashtrim ndërkombëtar

20/04/2026
“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.