Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Durrës, nis korrupsioni elektoral nga bashkia. Shpërndan tendera për tërmetin. Fondet në 2021, SPAK nuk heton

22/10/2024
Durrës, nis korrupsioni elektoral nga bashkia. Shpërndan tendera për tërmetin. Fondet në 2021, SPAK nuk heton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesë vjet kanë kaluar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare, Bashkia e Durrësit ka hapur tenderin me objekt “Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga “Abaz Çelkupa 15”, Rajoni 3 si pjesë e Programit të Rindertimit.
Tenderin me vlerë 800 milion lekë e ka fituar bashkimi i kompanive.

EURONDERTIMI 2000 shpk & EVERESTshpk & SHEHU -2AB Konstruksion shpk. Sipas Open Data Albania ky tender është me flamur të kuq për mungesë konkurence. Pra Eurondërtim, Everest dhe Shehu -2AB kanë qenë të paracaktuara se do të fitonin tenderin, si të vetmet kompani në garë, shpjegoi sot zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

“Por nuk janë tenderat korruptivë dhe as vjedhja e fondeve publike objekti i kësaj deklarate. Në qindra raste, Departamenti i Anti-Korrupsionit në Partinë Demokratike i ka denoncouar me detaje abuzimet qindra milionëshe të kësaj Bashkie në kuadër të procesit të rindërtimit.
Pyetja është: a janë dhe a po përdoren fondet e rindërtimit si mjet shantazhi për qytetarët gjatë fushatave elektorale dhe para zgjedhjeve?
Tenderi i hapur 8 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025 nga Bashkia Durrës, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga tërmeti, nuk dëshmon paaftësi, por babëzi dhe llogari të zyrtarëve të Rilindjes për t’i përdorur fondet e rindërtimit për qëllime elektorale.
Open Data Albania ka hulumtuar shpërndarjen e granteve individuale për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit, në muaj të zakonshëm gjatë periudhës 2020-2023, dhe gjitahshtu në muajt pjesë e Fushatave Zgjedhore.
Nga granti i rindërtimit ishin parashikiuar të përfitonin familjet e dëmtuara nga tërmeti por, një javë para zgjedhjeve të vitit 2021 Bashkia e Durrësit ndryshoi strategji, duke ua kaluar fondin e rindërtimit qytetarëve në llogari bankare.
Një përpjekje e qartë për të ndikuar qytetarët elektoralisht, pra një mënyrë e blerjes dhe manipulimit të votës.
Bashkia Durrës transferoi në prill 2021 mbi 792 milionë lekë grante individuale për rikonstruksione të lehta në banesa duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor”, shpjegoi Garo, një prej rasteve më të rënda të korrupsionit zgjedhor dhe shkeljes së ligjit zgjedhor.

Pavarësisht se shpërndarja e fondeve më 2021 në Durrës, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë e Tiranë, është tërësisht e qartë si vepër penale, SPAK nuk ka nisur asnjë çështje. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.