Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Luis Ejlli dënohet me burg, vendimi surprizë i gjykatës së Fierit

10/10/2024
Luizi qan sërish, cili është shkaku kësaj here
Share on FacebookShare on Whatsapp

Personazhi i njohur i show biz-it dhe një ndër personat më të ndjekur në Shqipëri në rrjetet sociale u dënua nga gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsfikim.

Luis Ejlli dyshohej se kishte tjetërsuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, gjatë kohës kur ishte noter.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit Luis Ejlli dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.

“Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish–noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë”, theksohet ne hetimin e prokurorisë së Fierit.

Më 2 tetor, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim;
– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.  a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.