Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ozonistët” në Durrës, ese për të shpëtuar qytetin nga klima

16/09/2024
“Ozonistët” në Durrës, ese për të shpëtuar qytetin nga klima
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të 16 shtatorit, Ditës Botërore të Ozonit, në qytetin e Durrësit u zhvillua këtë të hënë një veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese.

“Dëgjoje esenë time!” ishte konceptuar nga ABC Tirana Club, si një kolazh krijimesh të nxënësve të “Top School”, një kontribut i tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e efekteve nga ndryshimet klimatike. Prezantimi i eseve nga të rinjtë e qytetit bregdetar krijoi një hapësirë të lirshme diskutimi mes tyre mbi rolin dhe ndikimin e njeriut në përpjekjet për parandalimin dhe evitimin e katastrofave shëndetësore dhe pasojave shkatërruese për të gjithë ekosistemin në planet.

Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të aktiviteteve që zhvillohen në vendin tonë, si dhe në shtete të tjera të botës, për sensibilizimin dhe informimin e publikut, apo dhe si apel për autoritetet dhe vendimarrësit për nevojën e zgjidhjes së sfidave të përbashkëta globale.

Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri me mbështjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, UNIDO, po përfshin në këtë ditë të shënuar nxënës, studentë, ekspertë mjedisi, por dhe përfaqësues të shoqatave dhe grupeve të ndryshme të interesit.

Në qendër të vëmendjes së fushatës informuese dhe ndërgjegjësuese është Protokolli i Montrealit, i miratuar që në vitin 1987 dhe që pas 37 viteve, ende konsiderohet si marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme historike në fushën mjedisore. Falë përkushtimit të 197 vendeve anëtare, është arritur ndalimi i pjesës më të madhe të substancave ozonholluese, duke u shoqëruar me rezultate të dukshme në rikuperimin e shtresës së ozonit.

Një nga dokumentet kryesore të Protokollit të Montrealit është dhe Amendamenti i Kigalit, të cilin Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që e ratifikoi. Me këtë akt vendi ynë u bë pjesë e kalendareve për eleminimin gradual të gazeve HFC, sipas përcaktimeve të këtij Amendamenti. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt eliminimit të plotë të këtyre substancave dhe është angazhuar për të vijuar përpjekjet në këtë drejtim.a.m

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.