Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lela: Rënia e lirisë së shtypit, faj i qeverisë

03/05/2024
Lela: Rënia e lirisë së shtypit, faj i qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela tha sot se rënia e indeksit të lirisë së shtypit ka vetëm një përgjegjës, qeverinë.

“Në Indeksin e Lirisë së Shtypit të ‘Reporterëve pa kufij’, ku përfshihen 180 vende, Shqipëria renditet e 99-ta. Kosova e 75-ta.

‘Reporterët Pa Kufij’ vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri ‘është i vështirë’.  Sipas organizatës ‘Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullat me frymë partiake. Gazetarët bien viktima të krimit të organizuar dhe hera-herës të dhunës policore, e nxitur nga dështimi i qeverisë për mbrojtjen e tyre’.

Partia Demokratike, teksa falënderon ‘Reporterët’ për punën në mbrojtje të lirisë së shtypit, inkurajon gazetarët, ende të pa dorëzuar para trysninë së qeverisë, të rezistojnë.

Ky mjedis ka vetëm një përgjegjës dhe është qeveria me tentakulat e saj, me tenderat e joshjes dhe me kamzhikun e kërcënimeve.

Kërcënimi ndaj lirisë së shtypit është i përhershëm, siç e dëshmon edhe përpjekja e fundit, ende në përpunim, për të kontrolluar median e pavarur me pretekstin e parandalimit të ndikimit rus dhe kinez.

Në një vend qeveria e të cilit nuk sillet me shtypin ndryshe nga Moska dhe Pekini, ky është një absurd.

Edhe pse raporti veçantëson disa problematika si, konflikti i interesit, ndërhyrja e pronarëve të medias mbi pavarësinë editoriale, niveli i ulët i zhvillimit të qëndrueshëm afat-gjatë të medias, censura në median online dhe në rrjetet sociale, sulmet verbale politike kundër gazetarëve etj., problem i problemeve mbetet prirja e qeverisë dhe segmenteve të pushtetit për të kontrolluar hapësirën mediatike me para, joshje dhe kërcënime”, theksoi Lela.

Në vijim Lela i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të miratojë pa humbur kohë Rezolutën e paraqitur nga grupi parlamentar demokrat, për mbrojtjen e gazetarëve, ndëshkimin e sulmuesëve të tyre dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të lirisë së shtypit. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.