Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk mjafton arroganca e të pasurve por edhe arroganca e policëve. Rasti i aksidentit në Lezhë

24/04/2024
Lezhë, shpallet në kërkim kosovari, mashtrim me 800 euro për punësim në Austri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Lezhës lajmëroi dje se ka pezulluar nga puna oficerin e policisë rrugore pasi favorizoi autorin e një aksidenti të rëndë me dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ndryshe nga sa ndodh në raste të tjera autori i aksidentit nuk u shoqërua në polici dhe makina nuk u bllokua. Kësaj here autori rastisi njeri me lek, i ati biznesmen dhe politikan, as njeri i thjeshtë, as pa njohje dhe as pa mbështetje në strukturat e shtetit që është shtet vetëm për 3 për qind të shqiptarëve. Të tjerët pra 97% duhet të durojnë arrogancën, poshtërimin dhe dhunën e këtij 3 përqindëshit, krijuar nga llumi, krimi dhe korrupsioni, fare pak nga djersa, mendja dhe mundi.

Aksidenti mund ti ndodhë kujtdo, por diferenca në këtë rast vjen nga trajtimi i tij sipas ligjit. Kësaj here ishte djali i Tom Doshit, biznesmen i njohur në vend, kryetar i PSD, deputet në disa mandate, partia e katërt në vend, akuzuar se bleu vota për vete dhe për Edi Ramën ndërkohë që ai thotë se u votua pasi bën ndere.

James Doshi, ka aksidentuar pronarin e hotel “Gjuetia”, Viktor Jushi dhe bashkëshorten e tij, biznesmen edhe ky, por jo aq shumë biznesmen sa polici ti trajtojë më së pakti njësoj.

Aksidenti ka rënë në sy të prokurorisë. Ata janë detyruar të hetojnë dhe kanë regjistruar një procedim penal për “shpërdorim detyre”.

Oficeri i pilicisë në Lezhë, Ismet Sula është pezulluar nga detyra, ndërsa nën hetim është e gjitha struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Më poshtë është reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë e cila thotë se rasti është bërë publik më 18 mars. Më 18 mars kjo drejtori ka publikuar vetëm një rast të mbytjes së një fëmije afgan në shatërvan.

Sqarimi i policisë:

Në lidhje me pezullimin nga detyra, të Oficerit të Policisë Gjyqësore Nënkomisar I. Syla, me detyrë specialist/OPGJ në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, në DVP Lezhë, ju sqarojmë se:

Më datë 17.03.2024, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi J. Doshi, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen L. Jushi, 55 vjeçe, banuese në fshatin Tresh, Lezhë, e cila ka marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Lezhës, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje rrugore, nga ana e Policisë Rrugore Lezhë janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore në vendngjare, konform ligjit, në konsultë me prokuroren e gatshme të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet janë referuar në Prokurori, më datë 18.03.2024, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore I. Syla, në ngarkim të shtetasit J. Doshi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ky rast është pasqyruar në komunikatën ditore të datës 18.03.2024, në të cilën janë pasqyruar ngjarjet dhe aktivitetet ditore të strukturave të Policisë, përgjatë 24 orëve të datës 17.03.2024.

Më datë 15.04.2024, nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është sjellë urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Lezhës, për caktimin e masës së sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të detyrës”, ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar I. Syla pasi dyshohet se Nënkomisar I. S. ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin J. Doshi, duke mos sekuestruar automjetin e tij të përfshirë në ngjarje, por duke ia lënë në ruajtje.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka bërë pezullimin e mënjehershëm nga detyra, të punonjësit të Policisë I. Syla dhe ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë të disiplinës.r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

16/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.