Dy shqiptarë të noshës 26 vjeç, u plagosën me armë zjarri në Itali, raporton ANSA. Ngjarja ndodhi mes të shtunës 2 dhe të dielës 3 mars në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.
Dy shqiptarët u qëlluan në makinën me të cilin po lëviznin ndërsa në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja.
Policia ka nisur hetim mbi ngjarjen ndërsa dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. r.k





