Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tre fëmijët në gjykatë, Hygerta merr përsipër vrasjen e të atit

26/02/2024
Tre fëmijët në gjykatë, Hygerta merr përsipër vrasjen e të atit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë dalë sot para gjykatës tre fëmijët e Pëllumb Metës të akuzuar për vrasjen e të atit dhe më pas fshehjen e trupit të tij.

Gjatë dëshmisë së tyre në seancën për masën e sigurisë, pati sërish befasi në deklaratar që ata bënë.

Hysen Meta, djali i madh tha se nuk e ka bërë ai vrasjen por motra e tij e vogël, Hygerta.

“Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babanë. Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë”, u shpreh ai.

Hygerta Meta e ka prabuar se ajo ka bërë vrasjen teksa ofroi si argument faktin sipas saj se i ati ishte i dhunshëm dhe disa herë kishte kërcënuar se do t’i vriste.

“I thashë jo për fejesën në dhjetor dhe patëm një incident te bombola e gazit dhe u tremba. E preu bombolën dhe refuzoi ta rregullonte dhe kisha frikë se do të më vriste. Në fund të janarit, këmbënguli sërish te fejesa. Më kërcënonte mua dhe mamanë se do na vriste. Mamanë vetëm pse kishte këputur një portokall që thoshte se e kishte mbjellë vetë. Në Bajram e qëlloi fort mamin kur ishte pa mendje në zemër dhe e ka rrahur në prezencën time. Unë jam fëmija i katërt dhe ai gjithnjë ashtu ka qenë, i dhunshëm. Nuk e kemi denoncuar nga frika se ai do na vriste vetë ose mund të paguante dikë tjetër. Do t’ju vras të gjithëve dhe me tritol, thoshte. Mamaja nuk mund të ndahej se i ikte gjysma e pasurisë”, ka shpjeguar Hygerta në sallën e gjyqit.

Ndërsa, djali i vogël Amarildo, ka mohuar që ka qenë në dijeni të ngjarjes, pasi ka qenë në punë.

“S’kam qenë në dijeni të ngjarjes. Kam qenë në punë. E dija që kishte konflikte me mamin e motrën, po unë nuk i kam parë vetë. Më ka thënë motra që donte ta fejonte me zor. Jo babi”.

4 plumba kanë qëlluar Pëllumb Metën një në kokë, një poshtë veshit, një tjetër në gjoks dhe një në bark. E reja mori përsipër krimin dhe deklaroi se veproi e vetme duke shfajësuar vëllezërit dhe të ëmën. Ajo tregoi se groposi të atin në kasollen e lopës dhe zhvendosi automjetin e tij disa kilometra larg banesës, në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia, për të larguar dyshimet. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

19/07/2026
21 mijë biznese janë me borxhe në Shqipëri, tatimet i kanë vendosur barrë hipotekore

Presion mbi pronarin e news24, policia merr ‘peng’ 5 punonjës të Prestige Resort në Golem

19/07/2026
LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

19/07/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

Belind Këlliçi: Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit

19/07/2026
21 mijë biznese janë me borxhe në Shqipëri, tatimet i kanë vendosur barrë hipotekore

Presion mbi pronarin e news24, policia merr ‘peng’ 5 punonjës të Prestige Resort në Golem

19/07/2026
LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

LUSHNJË/ Vodhi dy herë brenda dy ditësh dhe i vuri flakën një lokali

19/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.