Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PERFITIMET/ Marrëveshja për njohjen e pensioneve nënshkruhet në Romë

06/02/2024
PERFITIMET/ Marrëveshja për njohjen e pensioneve nënshkruhet në Romë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eshtë nënshkruar sot në Romë marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.

Ministri Hasani tha se ku është një moment të rëndësishëm për dy vendet pas 15 vitesh përpjekje, duke i shprehur mirënjohjen homologut italian për kontributin e tij.

“I uroj gjithë të mirat atyre që do përfitojnë nga ky protokoll”, ka deklaruar ministri Hasani

Kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetet sociale duke theksuar se nga kjo marrëveshje e rëndësishme mes shteteve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në vendin tonë.

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama më herët.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Pas firmosjes, marrëveshja para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në Kuvendet respektive.

Nderkaq zv/ministrja e Financave Olta Manjani ka shpjeguar perfitimet nga marreveshja per mijera pensioniste te mundshem shqiptare ne Itali.

“Një element shumë i rëndësishëm teknik i kësaj marrëveshjeje është dhe totalizimi apo ndryshe bashkimi i periudhave që do të thotë të gjithë ata shqiptarë që kanë kontribuar për një periudhë në skemën e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë, por nuk kanë plotësuar vitin minimal të përfitimit të pensioneve që është 15 vjet në rastin e Shqipërisë, kjo periudhë do të bashkohet me periudhën që ata kanë kontribuuar me shtetin italian dhe në pensionin final që do të marrin, do të marrin kontributin përkatës në vendin përkatës ku janë derdhur kontributet. Një tjetër parim shumë i rëndësishëm është edhe eksportimi i përfitimeve. Këtu edhe ministri e theksoi që me procesin e dixhitalizimit do të jetë edhe më e lehtë. Shtetasit italianë që janë në Shqipëri apo shqiptarët që janë në shtetin italian nuk do u duhet që të udhëtojnë nëpër shtetin e tyre të origjinës për të bërë aplikimin për përfitimin e pensionit pasi ata i përfitojnë këto të drejta automatikisht në vendin ku ata janë rezident. Që do të thotë një shqiptar që ka punuar këtu prej disa vitesh kërkesën do ta bëjë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore të Italisë dhe do të bëhet shkëmbimi automatik i të dhënave ndërmjet dy institucioneve që janë përgjegjëse”, tha Manjani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.