Rama sulmon Kryemadhin por pa emër, ish gjobat dixhitale tani i thërret...

Rama sulmon Kryemadhin por pa emër, ish gjobat dixhitale tani i thërret ekranet e mëdha

34
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në Twitter ka kërkuar sot hetim për transfertat e dyshuara nga parajsa fiskake drejt deputetes Monika Kryemadhi.

Sipas Ramës ato janë publikuar nga mediat e mëdha kombëtare. Bëhet fjalë për Top Channel të cilin para pak muajve e quajti platforma dixhitale e gjobës.

Postimi i Ramës: Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY