Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbi 80 përqind e shqiptarëve duantë largohen/ Berisha: Kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist

31/03/2023
Mbi 80 përqind e shqiptarëve duantë largohen/ Berisha: Kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbi 80 përqind e shqiptarëve duan të largohen tha sot në një konferencë shtypi kreu i PD, Sali Berisha. Kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një studim tregon se mbi 80 përqind e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Ky është një lajm tragjik, të cilin nuk e gjen as në vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshirshme, as në vendet që përballen me varfëri ekstreme.

Kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist, që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend.
Shqiptarët shquhen si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual.

Por ata bëjnë zgjidhjen më të lehtë, largimin nga Shqipëria. Ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80 përqind e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar.
Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj, në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet.
Për shqiptarët, pasuritë e tyre përrallore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë, sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe klientela e saj.

Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë nuk ka ekzistuar për të mirat materiale dhe pasuritë publike.
Por mbi 80 përqind kërkojnë të largohen se përballen me një varfëri të frikshme në rritje. Dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha.

Përballë kësaj situate, Edi Rama lëshon për qëllime elektorale, premtim-mashtrimin për rrogën mesatare 900 euro. Cinik, ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë.
Premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme.
Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët të mos e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.