Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plani për biznesin, Belind Këlliçi: Zerohen taksa e tarifa, përfiton biznesi i vogël

30/03/2023
Plani për biznesin, Belind Këlliçi: Zerohen taksa e tarifa, përfiton biznesi i vogël
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, për t`u shpjeguar planin e tij fiskal që parashikon reduktim dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore.

Teksa u ndal në zonën e “Sheshit Willson”, Këlliçi u tregoi bizneseve disa nga taksat që do të hiqen pas 14 majit, nga të cilat do të përfitojnë biznesi i vogël dhe i mesëm.

_“Taksa e tarifa do t`i heqim. Të paktën ty të prek taksa e arsimit, do hiqet, do zerohet direkt. Hapësirën publike, pastrim gjelbërimit, taksën e arsimit i ke aty, nuk keni pse e paguani. I ke të gjitha aty në plan. Të gjitha reduktohen dhe zerohen një pjesë e madhe dhe përfitoni si biznes i vogël”_ – tha Këlliçi.

Gjatë takimeve në këtë zonë, qytetarët kanë mirëpritur premtimin e bërë nga Belind Këlliçi për transport publik falas. Duket se qytetarët janë dakord, që paratë të cilat  sot i jepen inceneratorin që nuk ekziston në Sharrë, të shkojnë pikërisht për transportin publik falas.

_“Ke marrë iniciativa tepër të bukura. Ajo e autobusit është tepër e bukur. i kam ndjekur të tëra me dëshirën më të madhe. Absolutisht bëhet! Vetëm atë inceneratorin që ka ai, që e paguan pa punuar. Inshallah të ndihmon i madhi Zot, dhe njerëzit inshallah ndërgjegjësohen se ka ardhur koha me reagu çdo qytetar”_ -u shpreh një qytetare gjatë bashkëbisedimit me Belind Këlliçin.

Licensimi i shumë kompanive që ofrojnë shërbim TAXI nga Bashkia e Tiranës, ishte një tjetër shqetësim i ngritur nga përfaqësues të këtij sektori gjatë takimit me kandidatin e opozitës për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

_“Nuk na shqetësojnë më shumë informalet, sesa taksitë që po jepen kështu sikur janë karroca dore”_ -tha një shofer taksie, i cili këtë profesion e ushtronte prej 15-vjetësh.

Për këtë shqetësim, Belind Këlliçi bëri një tjetër premtim, duke garantuar taksistët se do t`i japë fund dhënies së licensave klienteliste për kompanitë e taksive.

_“Po licensat që jep ky, i jep sepse i ka klientelistë të gjitha këto. Nuk do ndodhi kjo që po ndodh deri tani, sepse ka mjaftueshëm taksi edhe nuk do happen taksi që janë të lidhura me kryetarin. Sepse kam dëgjuar që janë dy-tre kompani që janë të lidhura, i ka të vetat ky. Jo një e ka Endri Fuga, jo një e ka Erion Veliaj”_ -u shpreh Këlliçi.

Duke shtrënguar duart me qytetarët, Belind Këlliçi mori jo vetëm mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, por dëgjoi njëkohësisht edhe problemet që shqetësojnë banorët e kësaj zone prej vitesh.

_“Nuk mban më asnjë gjë. është bërë gjithandej pisllik, gjithandej tmerr. Trotuaret aty janë të parregulluara nga të dy anët, u bën 30 vjet. është shumë problem kjo pjesa e trafikut. Unë e kam në Dajt, por jam I regjistruar këtu te Njësia Nr.7. Po trafiku është shumë keq. Një orë nuk diskutohet, më shumë duhet të ikësh jashtë qytetit sesa me ardh deri këtu”_ – u shpreh një tjetër qytetar në takim me Belind Këlliçin. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.