Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha nga Kuvendi: Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi nga shtresa e mesme

30/03/2023
Berisha nga Kuvendi: Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi nga shtresa e mesme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot në Parlament se mazhoranca po miraton një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi nga shtresa e mesme.

Deklarata:

Kjo seancë kushtuar ujit është një turbullirë e vërtetë. E përdor ujin si një mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve.

Në aktin e parë, ia rritën çmimin me 40 përqind, në një kohë kur Shqipëria në rajon, është vendi më i pasur me ujëra.
Në ligj dhe moral, ujit duhet të shkojnë duke ia ulur çmimin deri në dhënien falas, për shkak të rezervave natyrore që kemi.
Ju e rritët çmimin me pretendimin se duhet të garantojmë ujë 24 orë. Por Ujësjellësi i Tiranës garanton humbje 62 përqind sipas raportit të Entit Rregullator të Ujërave. I Durrësit, për të cilin u investua një kredi shumë e madhe e Bankës Botërore, ka humbje sot 71 përqind.
Ju i dërguat drejt falimentimit të vërtetë këto sipërmarrje të mëdha.

Por në kuadrin e të këqijave që mbillni çdo ditë në këtë vend, kjo është një e keqe që po harrohet, në kuptimin se ju kaloni sot një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj që krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë.
Krijimi i kushteve të kalkulueshme vlerësohet nga OKB si akt gjenocidal.
Keni përzënë në 8 vite 35 përqind të shqiptarëve, por ju nuk jeni të ngopur. I jepni goditje fatale edhe shtresës së mesme, ekzistenca e të cilës është jetike për Shqipërinë.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë jetike për stomatologun, kontabilistin, avokatin, pra për të gjithë ata që quhen profesione të lira. Ju me një të rënë të lapsit, doni t’i përzini ata nga Shqipëria.
Unë dënoj miratimin e këtij ligji si një ligj që krijon kushte të kalkulueshme për largimin e ekspertëve nga Shqipëria dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, shtresë që nuk u përshtatet, nuk ndjek politikat tuaja, përkundrazi ajo i denoncon çdo ditë ato. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

Berisha: Me protestat tona i faktuam botës se shqiptarët nuk kanë kulturë korrupsioni

04/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.