Berisha në Krujë: Rama diskriminon shqiptarët, kush ka para do të marrë...

Berisha në Krujë: Rama diskriminon shqiptarët, kush ka para do të marrë shërbim mjekësor përpara atij që nuk ka para

41
0
Shares

NJOFTIM PËR SHTYP

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot nga Kruja se kryeministri Rama diskriminon shqiptarët, kush ka para do të marrë shërbim mjekësor përpara atij që nuk ka para

Ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar që ndjen minimumin e dashurisë për këtë vend. Kurrë ndonjëherë, ndofta që kur është themeluar ky shtet e deri sot, Shqipëria nuk ka pasur më shumë nevojë se për një grimë dashuri nga ne, nga secili. Se kurrë ndonjëherë nuk është shkretuar me shpejtësi të rrufeshme siç po shkretohet në këto 8 vite. Sepse kurrë ndonjëherë, ajo nuk ka humbur në 8 vite, 35% të popullatës së saj. Se kurrë ndonjëherë nuk ka humbur nëpër Europë, 937 mijë shqiptarë vetëm në BE, nga të cilët 80% nën 30 vjeç.

Gjëma e këtij vendi nëqoftëse do të kishte vaje, do të lemeriste dheun.
Shqipëria ka një apel për çdo shqiptar, ta shpëtojmë, të mos e braktisim, por kjo realizohet betim me ndryshimin. Sot isha në parlament, kishte ardhur ligji, çfarë ishte ligji? Ligji për të larguar nga Shqipëria, avoketërit, kontabilistët, stomatologët, me radhë e me radhë që të gjithë. U vinte një taksë tjetër 23%, spastrim dhe vetëm spastrim.

Ky është gjenocid, që po kryejnë shqiptarët ndaj shqiptarëve. Po them unë gjenocid sepse në konventat e OKB-së për gjenocidin, neni 3 thotë; gjenocid konsiderohet akti kur ti krijon kushtet të llogaritshme për largimin e tjetrit. A nuk janë këto kushte të llogaritshme për largimin e specialistëve tanë kur ti u vendos një taksë që u rrënon jetën atyre.
Çdo shtet, çdo shoqëri ka shtresën e mesme, është shtresa jetike e cila i shërben shoqërisë. U shërben atyre që prodhojnë, u shërben atyre që drejtojnë, u shërben të gjithëve. Por nëse ti e përze? Çfarë ndodhi me mjekët? Jo tani, por para 2 vitesh, 4100 mjekë kanë pasë ikur nga Shqipëria. Edi Rama u thoshte shqiptarëve, 420 po presin të fillojnë punën. Një gënjeshtar i paskrupullt.

Tani ku jemi ne? U them unë ju, tani jemi mjek për frymë saç ishim në vitet ’60. Tani kemi shërbimin shëndetësor, Tirana të 10-in më të keq në botë. Çfarë ndodh tani. E keni dëgjuar besoj ligjin, ligji për korsinë e shpejtë në shërbimin shëndetësor.
Kujtoni ju se është ambulanca, jo jo, korsia e shpejtë, ai që paguan, merr shërbim më të shpejtë në spitale. Por nuk ka diskriminim më ç’njerëzorë se ky. A e imagjinoni, një i sëmurë që ka, paguan, i hyn dhe i del infermierja sa herë ka nevojë dhe tjetri në shtratin tjetër rënkon pa e parë njeri. Por këto janë mendje të çmendura. Këta nuk kanë njerëzi. Këto nuk kanë asgjë të përbashkët.

Këta janë larguar nga qytetari dhe njeriu me kilometra të tëra. Si mund të prodhojë mendja e njeriut një gjë të tillë brenda shërbimit. Dhe kush e bën këtë? E bën ai që premtoi shërbim shëndetësor falas dhe tani thotë jo jo; shërbim shëndetësor për ata që paguajnë. Se të vendosësh një diskriminim të tillë, shpejtësia në shërbim është përcaktuese për shpëtimin e jetës.
Dhe ky tani i ndan zengjinët dhe të varfrit në spitalet tona. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY