Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Në 8 vite kemi humbur 35 përqind të popullsisë, kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori“

29/03/2023
“Në 8 vite kemi humbur 35 përqind të popullsisë, kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori“
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Në 8 vite kemi humbur 35 përqind të popullsisë, kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori”, tha sot Berisha në konferencën Shpopullimi ose zhbërja e Shqipërisë: nga “Doktrina e Çubrilloviq” te “qeverisja Rama”.

Deklarata:

Ne mblidhemi për një debat rreth doktrinës së Vaso Çubrilloviçit dhe unë dua të falënderoj zotin Shahu dhe Duraku për publikimin e këtij libri që sot është më aktual se kurrë për çdo shqiptar.

Ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870.
Shqiptarët ishin para alternativës: to bo or not. Përveç vetes së tyre, shumë të paktë ishin ata që i pranonin për kohën. Porta e Lartë dhe Pallati Jolldiz ishin të gatshëm të shpallnin grekë, sllavë, të gjithë të krishterët shqiptarë, me qëllim që shqiptarët t’i paraqisnin si otomanët e Europës.

Ne ngritëm zërin tonë fillimisht me pushkë. Ishte ajo rezistencë që iu bë vendimeve të Kongresit të Berlinit, kryesisht në zonat e alpeve, e cila faktoi se këta ishin një komb. Rilindësit formësuan doktrinën e shqiptarisë, doktrinë perëndimore, dhe kombi mori rrugë.
Nga ajo kohë kemi kaluar rreziqe. Prandaj them se sot jemi pas vitit 1870 në një gjendje të pashembullt ndonjëherë.
Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.

Sot ne kemi një statistikë më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.
Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori.

Berisha: Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve

Doktrina e Vaso Çubrilloviçit është doktrinë e mirëfilltë e gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Nuk është i vetëm për fat të keq. Njësoj si ai është dhe Ivo Andriç, i cili për turpin e turpeve ka edhe çmimin Nobel. Në njëfarë mënyrë edhe ky është një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.
Kthehemi pak te kriza që po kalojmë.
Ky është një spastrim etnik bazuar te doktrina e Çubrilloviçit në sensin e krijimit të kushteve të kalkuluara që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit dhe kjo është statistikë e pamohueshme.
Nga viti 2014 gjer më sot, ajo pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend. Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë.
80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë.

Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan.
Pasiguria vjen nga lidhja e qeveritarëve me bandat. A nuk ishte Shullazi që donte të emëronte rektorin, sepse Edi Rama nuk mblidhte dot votat për të emëruar një zonjë? Dhe ai dilte në mes të qytetit dhe i thoshte se të rrëmbej djalin po nuk u largove. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.