Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Edhe Departamenti i Shtetit e tha se 237 mln dollarë të djegësave janë zhdukur

21/03/2023
Berisha: Edhe Departamenti i Shtetit e tha se 237 mln dollarë të djegësave janë zhdukur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe Departamenti i Shtetit e tha se 237 mln dollarë të djegësave janë zhdukur, tha sot në Selenicë kreu i PD, Sali Berisha duke komentuar raportin e DASH.

Argumentat

Së pari, ju jeni njerëz politikë, ju burra e gra, keni një jetë të tërë në politikë, dhe përgjigja e parë është kjo; sot njëlloj si në vitin 1991 jemi në monizëm të plotë. Sot Edi Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Aliaj në 1991. Sot ne gratë dhe burrat që njohëm diktaturën komuniste, formën më të egër të komunizmit në Europë, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. E dimë se monizmi, prodhon dhunim, shtypje, varfëri, tjetërsim. Dhe ky është monizmi i ri që ne përjetojmë.
Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leliniste në të cilën kundërshtari ishte armik për tu burgosur, për tu ekzekutuar, për tu internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe terrorin e tij. Lidhjet e krimit gjer tek Edi Rama dhe ministrat e tij.

Çfarë u duhet krimi këtyre do të pyesni ju; krimi u duhet vetëm për pushtetin. Edhe në diktaturë, kishte ligje, ligjet e diktaturës e ndalonin torturën, ligjet e diktaturës kishin dhe ato përcaktimet për kohën e mbajtjes në paraburgim dhe burg. Por në diktaturë ekzistonin hetues xhelatë, ekzistonin njerëz mizorë, që përdorin të gjitha mjetet e dhunës kundër kundërshtarëve politikë.

Udhëheqja e kohës e dinte se ata po shkelmonin ligje, por ata ishin më të preferuarit e saj sepse ata ushtronin ndaj kundërshtarin politik, atë që ligji nuk e lejonte. Nuk e lejonte ligji të internonte fëmijë, kurse këta xhelatë merrnin fëmijë e pleq dhe i internonin në Tepelenë, Kavajë, etj., dhe në këtë mënyrë ata bëheshin njerëzit më të preferuar.

Po kështu sot. Bandat, banditët, vrasësit janë njerëzit më të preferuar të Edi Ramës dhe ministrave, sepse nëpërmjet tyre, ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligjet. Dhe kjo është arsyeja e lidhjes së tyre me krimin, me drogën.

Edi Rama monizmin e tij e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur çdo ditë por vjedhjet e qindra milionë eurove në djegësat, në Durrës, në tendera sekretë, në Portin e Durrësit dhe kudo.
Dje Departamenti i Shtetit denonconte në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur thoshte, janë zhdukur në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit, pa asnjë diskutim. Pra këta vjedhin. Por vjedhjet më të mëdha këta i bëjnë në punë publike.

Po vija këtu dhe rrugët anësore, Lekaj-Fier, rrugët anësore kushtojnë me Edi Ramën 2.2 herë më shumë se sa vetë autostrada, se sa vetë bajpasi i Fierit, se sa kilometri në autostardën Levan-Vlorë.

A mund të imagjinohet kjo. Këta ndërtojmë kilometrin me paratë tuaja, 24 mln euro autostradë në fushë. Këta vjedhin 70 deri në 90% të gjithë fundit të punëve publike. Këta ndërtojnë një shkollë e cila kushton 700 mijë euro në të gjitha manualet e ndërtimit me 5-6 mln euro dhe këto janë realitete. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.