Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri Rama poston në Facebook mesazh të kriptuar për gjykatën e Apelit

03/03/2023
Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama ka postuar sot në një koment të gjatë në facebook duke kërkuar nga SPAK të rihapë cështjen për 21 janarin.

Ai ka zgjedhur të shpërndajë këtë mesazh në castin kur një gjykatë pritet të marrë vendim në lidhje me vulën dhe përkatësinë administrative të PD-së,

Rama në mesazhin e tij akuzon Berishën dhe zyrtarët e lartë të shtetit që më 21 janar kanë kryer dhe duhet të ndëshkohen.

Retorika për 21 janarin është kthyer pas publikimit të një videopërgjimi të ri, i cili në fakt nuk ka përmban të dhëna të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të asaj dite ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Rikthimi i saj pas 13 vitesh më këtë lloj intensiteti është një mjet propogande për të relativizuar skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama dhe ndërkohë theksimi i tij sot lidhet direkt me vendimin e gjyqit në Apel.

Mesazhi i Ramës:

A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!

Hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi një turmë, sistemi demokratik nuk e njeh si të drejtë të shtetit, po e konsideron krim të rëndë dhe në historinë e Europës së të paktën 100 vjetëve të fundit, përfshirë edhe Europën e Luftës së Ftohtë, Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë. Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Europës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të paspranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit.

Drejtësia e vjetër, e kalbur dhe e nënshtruar, rivrau katër të vrarët, shkeli egërsisht mbi plagët e familjeve të tyre, përdhunoi pashpirtësisht jetimët e katër baballarëve, duke u mohuar barazinë para ligjit dhe duke u dhënë shqiptarëve mesazhin më të hidhur, e më dekurajues të mundshëm për drejtësinë e pabarabartë në atdheun e tyre.

Drejtësia e re, me institucionin e saj kyç, të krijuar enkas nga një vullnet i fortë popullor e politik, kombëtar e ndërkombëtar, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, e cila duhet ta kishte nisur jetën e vet bash tek ky gur i përgjakur i themeleve të shembura të barazisë para ligjit të këtij vendi, jo vetëm nuk u kthye tek vendi i këtij krimi me pasoja tmerrsisht deformuese, të thella e afatgjata, për kulturën politike e demokratike të Shqipërisë, po bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin. Ky është sot edhe një nga motivet kryesore të zhgënjimit popullor nga reforma në drejtësi dhe kush i mohon apo i ve në diskutim, si të parën edhe të dytën, nuk e kupton ose nuk do që ta kuptojë thelbin dhe konseguencat historike mbi shtetin e së drejtës, të veprimit apo mosveprimit të ilaçit të drejtësisë për plagën tragjike të 21 janarit.

Lajmi i mirë gjithsesi është se për drejtësinë nuk është kurrë vonë. Dhe pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë së re në vendin e krimit të 12 vjetëve më parë, do të ishte konfirmimi dramatik i nënshtrimit të saj ndaj inercisë së neveritshme të drejtësisë së vjetër. Dhëntë Zoti jo! a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

14/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

Mustafa Saliu trafikoi fëmijë, e kapin në Greqi pas 25 vitesh

14/05/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Paniku moral prej demografisë

14/05/2026
Berisha dhe Spiropali, polemika pikante në Kuvend

Berisha dhe Spiropali, polemika pikante në Kuvend

14/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

14/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

Mustafa Saliu trafikoi fëmijë, e kapin në Greqi pas 25 vitesh

14/05/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Paniku moral prej demografisë

14/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.