‘Enough is enough’, ka nisur protesta e PD para kryeministrisë.
Në krye është baneri “Enough is enough” mbajtur nga të rinjtë demokratë. Bien në sy profilet e Ramës dhe Mc Conigal në formë dordolecësh me rroba burgu.
Ndërkaq i është bashkuar protestës edhe kryetari i PD, Sali Berisha. Pjesëmarrja është e madhe.
Njëkohësisht me protestën po mbahet në Apel edhe seanca sa i takon vulës së PD. Berisha ka thënë se protesta nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por vetëm me Edi Ramën dhe skandaleve ku ai është i përfshirë. a.b





