Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj ka tmerruar njerëzit me çmimin e ujit, në 8 vite, 4 fishoi faturën

28/02/2023
Veliaj ka tmerruar njerëzit me çmimin e ujit, në 8 vite, 4 fishoi faturën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mungesa e ujit të pijshëm dhe faturat e larta, janë ankesa e vazhdueshme e qytetarëve në takimet me kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Janë të shumtë qytetarët që kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka takuar përgjatë këtij muaji, si pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”. Një nga shqetësimet më të përsëritura mes tyre ka qenë mungesa e ujit të pijshëm dhe çmimi i lartë i vendosur nga Bashkia.

“Kryetari i Bashkisë duhet të ketë parasysh një gjë, çmimin e ujit. Ne po e paguajmë shumë shtrenjtë ujin dhe e paguajmë dy herë, por nuk na vjen uji i pijshëm në rubinet. Ne e paguajmë 60 mijë lekë ujin se unë blej edhe bidonin e ujit të pijshëm. Meqenëse uji nuk më vjen i pijshëm në rubinet unë detyrohem të blej bidonin. Pra ky nuk është 35 mijë lekë më. Është 65 mijë. Ti nuk ma sjell ujin e pijshëm, por taksën ma merr. Gjithë Tirana blen me bidona”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër qytetar thotë se kosto e ujit rritet edhe për shkak të energjisë së harxhuar nga pompat e ujit. Ndërsa një tjetër banor thekson se nga mungesa e depozitës, ujin e pret të vijë dy herë në ditë nga një orë.

“Është pallati 11 katësh, imagjino. Ujë tek ne s’ka”, tha ai.

“Në njësinë 9, në pjesën veriore uji ndalon gjithmonë në orën 10 të darkës, vjen gjithmonë në orën 5 të mëngjesit. Absolutisht asnjëherë nuk ka qenë i pijshëm, në asnjë moment”, rrëfeu një tjetër banor.

“Ai më jep mua ujë të papijshëm. Ujin unë e blej edhe vjen më fut 84 mijë lekë ujë. Ç’është ky? Ç’është ky halabak mo?”, u shpreh i indinjuar një tjetër banor i Tiranës.

Çmimi i ujit në Tiranë është rritur ndjeshëm që kur Erjon Veliaj u vendos në krye të Bashkisë.

Familjarët që jetojnë në kryeqytet paguajnë 65 lekë/m3.

Vit pas viti, Veliaj ka premtuar ujë të pijshëm dhe furnizim pa ndërprerje, por premtimet kanë rezultuar gënjeshtra dhe ende në vitin 2023, qytetarët detyrohen ta blejnë ujin duke u kushtuar dyfish në fund të muajit.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi së shpejti do të paraqesë programin e tij me qëllimin e vetëm, shërbimin e vërtetë ndaj qytetarëve, larg propagandës dhe mashtrimeve të cilat prej tetë vitesh i serviren banorëve të kryeqytetit. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.