Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Garo: Premtimi Ramës për votën e diasporës një gënjeshtër e radhës. 3 marsi ftesë edhe për shqiptarët e mërgatës

27/02/2023
Garo: Premtimi Ramës për votën e diasporës një gënjeshtër e radhës. 3 marsi ftesë edhe për shqiptarët e mërgatës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Premtimi Ramës për votën e diasporës një gënjeshtër e radhës. 3 marsi ftesë edhe për shqiptarët e mërgatës sonë në Itali e Greqi, që të mbushin shesin dhe t’ja thonë dy fjalë regjimit që shpërngul shqiptarët, tha sot në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Deklarata:

1 miliardë euro ose 6.7 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, vjen nga dërgesat e diasporës shqiptare, shkruhet në raportin e fundit të Eurostat.
Keto te dhena faktojne kontributin e jashtëzakonshëm të emigracionit shqiptar në ekonominë e familjeve shqiptare dhe për këtë, ata meritojnë mirënjohje të pakufishme.

Por nga ana tjeter ky lajm, së pari, na tregon se Shqipëria nuk e mban në atdhe popullin e vet, dhe kjo vjen prej politikave të dështuara qeveritare, dhe jo se shqiptarët nuk e duan vendin e tyre.
Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një ekonomi funksionale, nuk e ka ulur dot papunësinë dhe, në vend që të tërheqë të ikurit në emigrim në dekadën pas rënies së komunizmit, janë me qindra mijëra ata që largohen nga vendi dhe u shtohen atyre.
Së dyti, këto dërgesa financiare janë të larta sepse, po sipas Eurostat, në dekadën e fundit e kanë lënë Shqipërinë 937 mijë vetë.

Kjo shifër është dramatike dhe asgjë nuk e shpjegon në mënyrë më cilësore qeverisjen e papërgjegjshme të Edi Ramës.
Së treti, kjo shifër shpjegon faktin se, edhe ata që mbeten në vend nuk e sigurojnë jetesën, ose mbijetesën, falë punës apo të ardhurave që vijnë prej saj saj, por si shkak i ‘ ndihmës’ që ju dërgojnë fëmijët ose të afërmit që punojnë jashtë.
Së katërti, kjo shifër dhe ky kujdes i diasporës shqiptare për të afërmit dhe vendin, e thotë më qartë se asgjë, borxhin e madh që e gjithë klasa politike i ka ndaj emigracionit dhe diasporës.

Prej më shumë se 100 vjetësh ata japin për dheun e tyre dhe të të parëve dhe në këmbim nuk marrin asgjë.
Premtimi i Edi Ramës për votën e diasporës nuk është më shumë se një gënjeshtër në radhën e shumë të tillave, që ai i thërriste poshtë e lart nëpër Shqipëri në vitin 2013.
Në 10 vjet Edi Rama, që e filloi vetë si emigrant, jo vetëm që nuk u dha të drejtën e votës atyre që gjeti në diasporë, por e shumëfishoi me thuajse 1 milion vetë numrin e tyre.

Atë mungesë fatale vëmendjeje për ta, bëri sikur e zëvendësoi me Ministrinë e Diasporës, një shpikje oruelliane, që nuk bëri asgjë, vetëm sa u tall me diasporën duke i organizuar një kongres në Tiranë.
Përkundër kësaj, Rama ka një përkujdesje speciale, jo për ata që punojnë ndershmërisht për të mbajtur familjet dhe nderuar Shqipërinë, por për trafikantët dhe eksponentët e krimit të organizuar.
Për ata që ministri i tij Gjiknuri i quan “çunat e Londrës, Rama ka gati një paketë amnistie fiskale.

Ky është botëkuptimi i Edi Ramës për qeverisjen dhe emigracionin shqiptar: të ndershmit le të mbajnë me bukë takspaguesit e tij, të cilëve nuk u jep as punë dhe as siguri, ndërsa kriminelët le t’i kenë portat e hapura, që me paratë e zeza të sundojnë në Shqipëri bashkë me të dhe taulantët, damjanët dhe belindat e tij.
3 marsi është një ftesë edhe për shqiptarët e mërgatës sonë në Itali e Greqi, por sidomos për familjarët e tyre që të mbushin shesin dhe t’ja thonë dy fjalë regjimit që shpërngul shqiptarët. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.