Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi: Pas 14 majit, Policia Bashkiake nuk do të bezdisë më tregtarët ambulantë

24/02/2023
Këlliçi: Pas 14 majit, Policia Bashkiake nuk do të bezdisë më tregtarët ambulantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimet në njësinë nr.9, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi i nisi me mesazhin për një zonjë të moshuar që shiste në rrugë. Duke qenë i ndërgjegjshëm se policia bashkiake e Veliajt është shndërruar në një trupë gjobëvënse, Këlliçi i tha se pas 14 Majit ajo do të jetë e qetë në punën e saj.

“Arsyeja se pse ndalova këtu, është se të pashë që po shisje dhe doja me dit, a të bezdis policia bashkiake dhe të të them që pas 14 Majit nuk do të të bezdisë më policia bashkiake, se do jesh rehat, as gjoba, asgjë” u shpreh Këlliçi.

“Prej Durrësi kam ardh dhe që në fillim e deri më sot më kanë bezdis” ishte pohimi i gruas që po përpiqej të shiste mallin e saj në rrugë.

Në kuadër të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, Këlliçi takoi disa tregtarë përgjatë rrugëtimit që pati në këtë zonë të Tiranës, me të cilët bisedoi për vështirësitë dhe problemet që ata hasin në punën e përditshme.

Shqetësues për të gjithë ka qenë vazhdimisht policia bashkiake.

“Mua më kanë bezdis. Gjoba po, më kanë mbyll gjysmën e aktivitetit. Konkurenca, dikush tjetër njeh dikë. Edhe më kanë kërcënuar” u shpreh një tregtar këpucësh që bashkëbisedoi me Këlliçin.

Gjatë rrugës, Këlliçi u takua me një nga banorët e Laprakës, që sapo kishte marrë nga bashkia fletë-thirrjen për prishjen e shtëpisë së tij.

“Nesër do më prishet shtëpia dhe do dal në rrugë të madhe” u shpreh ai.
“E di se jam marrë me problemin e Laprakës. Ka njerëzillik, edhe bashkia vjen ulet, të tregon planin, të shpronëson me vlerën e tregut, të thotë që do trajtohesh një vit apo dy vjet, por këto të tregojnë derën. Për sa kohë të kanë marrë taksat, ujin, dritat shteti të ka njohur. Mos firmos! Kujdes se po i bëjnë me pisllik! Shty edhe dy muaj e gjysëm!” ishin fjalët e kandidatit të PD për Tiranën.

Në takimet me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë, Këlliçi ka dëgjuar ankesat dhe problemet e ndryshme të secilit. Në bazë të tyre do të hartohet programi për qeverisjen e kryeqytetit pas 14 Majit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.