Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kapja në Durrës e 22 mijë e 500 ton naftë kontrabandë nga Rusia dhe Libia. Rama me oligarkët e tij pakte pas shpine”

21/02/2023
“Kapja në Durrës e 22 mijë e 500 ton naftë kontrabandë nga Rusia dhe Libia. Rama me oligarkët e tij pakte pas shpine”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kapja në Durrës e 22 mijë e 500 ton naftë kontrabandë nga Rusia dhe Libia. Rama me oligarkët e tij pakte pas shpine me të gjithë armiqtë e vendeve të lira, theksoi sot zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Deklarata:

Kryeministri i këtij vendi që braktiset përditë, përveçse inkurajon Vuçiçin që t’u thotë JO sanksioneve ndaj Rusisë, jep një dorë edhe vetë, duke lejuar kontrabandën e naftës ruse në portet shqiptare dhe duke thyer embargon e Perëndimit.

Ndërkohë që bota e lirë është në luftë, kryeqeveritari dhe njerëzit e tij mundohen si e si të përfitojnë në shpinë të krizës globale.

Ndalimi i një anijeje në portin e Durrësit me 22 mijë e 500 ton naftë kontrabandë ka ndodhur para dy ditësh.
Kapja e kësaj anijeje nuk mund të duartrokitet si punë e mirë e organeve ligjzbatuese, sepse siç dëshmojnë raportet mediatike dhe konfidenciale, për çdo anije të kapur disa dhjetëra lejohen të vazhdojnë shkarkimin.

Anija e kapur me mijëra tonelata naftë vinte nga Rusia, një vend në sanksionet e ShBA dhe Bashkimit Europian.
Anijet me naftë ruse, apo nga zonat nën embargo si Libia e Siria, nuk janë tashmë një lajm i ri për kronikën policeske dhe mediatike.

Me sa duket, Rama me oligarkët e tij e kanë në gojë Perëndimin sa për sy faqe, por pas shpine, sa herë u jepet rasti dhe për përfitime personale, bëjnë pakte me të gjithë armiqtë e vendeve të lira.

Sa për kujtesë, pak kohë më parë Progres -Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë dha një kambanë të fortë alarmi me një listë të gjatë shkeljesh, ndër to edhe për trafikun dhe kontrabandën.

Të hapësh Durrësin dhe Adriatikun për anijet ruse, një ëndërr e vjetër e Moskës, është një tradhti e dyfishtë kombëtare. Ta bësh këtë në kohë lufte, kur populli ukrainas përpiqet për lirinë dhe mbijetesën është tradhti globale.

Miqve ndërkombëtarë u themi: Edi Rama nuk mund të konsumojë më nga kreditet e mira të popullit shqiptar me qeveritë e vendeve tuaja.

Ka ardhur koha që edhe ju t’i thoni “Mjaft më!” këtij përfituesi lufte.

Indiferenca, si brenda dhe jashtë, dëmton imazhin, i bën atentat të ardhmes së vendit, dhe e bën Shqipërinë një aleat nominal, pa vlera të vërteta. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.