Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rrugën nuk e kemi të shtruar, vështirësi të mëdha na presin, por kemi çdo potencial

21/02/2023
Berisha: Rrugën nuk e kemi të shtruar, vështirësi të mëdha na presin, por kemi çdo potencial
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se ne demokratët rrugën nuk e kemi të shtruar, vështirësi të mëdha na presin, por kemi çdo potencial për ti kapërcyer ato. Berisha foli sot para këshillit kombëtar të PD.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në këtë udhëtim, kjo nuk ishte një betejë për veten tonë, jo, nuk ishte një betejë për Sali Berishën, jo, ishte një betejë për çdo shqiptar. Ishte një betejë për çdo shqiptar që beson se vendi duhet të ketë sistem demokratik dhe se pa opozitë nuk ka demokraci. Kjo ishte betejë për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet.

Ishte një betejë për çdo shqiptar i cili respekton në qiell miqtë, por nuk pranon kurrë të shkelmohet ndaj tyre. Kjo ishte një betejë për çdo shqiptar që beson se Shqipëria si vend sovran, vend i pavarur, vetëm e tillë është e denjë për miq, për partnerët. Kjo ishte një betejë për çdo shqiptar sepse gjithçka bëmë ne për të vendosur në këtë udhëtim, për të vendosur në piedestal votën e lirë të anëtarëve tanë dhe pastaj të shqiptarëve.

Kurrë ndonjëherë nuk kemi sakrifikuar më shumë për të gjithë shoqërinë tonë, se sa në këtë udhëtim. Kjo duhet të bëjë krenarë secilin prej jush, çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetës tonin.

E them edhe njëherë, idealet janë forca jetësore e njeriut dhe shoqërisë.
Sot ne jemi përsëri në një etapë të re të betejës. Të shtojnë çdo përpjekje për asgjësimin tonë, asgjësim i cili filloi duke paguar si vrasës me pagesë kryezbuluesin e botës dhe duke mobilizuar llum, majtas e djathtas, për të fshirë nga faqja e dheut PD-në. Historia do të flasë dhe do ti dënojë këto akte makabre korrupsioni të një grushti të vërtetë të shtetit, kundër demokracisë.

Por ja ku jemi, të palëkundur në besimin tonë, të palëkundur në vokacionin tonë perëndimor, të palëkundur në rreshtimin tonë me vendet e mëdha të lira dhe vendet e lira në tërësi. Megjithatë duhet të themi se rrugën nuk e kemi të shtruar, jo, jo. Vështirësi të mëdha na presin. Vështirësi shumë të mëdha, por sot jemi më të fortë se kurrë dhe u garantoj unë ju se kemi çdo potencial për ti kapërcyer ato. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.