Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapet Laboratori i ri i Anatomisë Patologjike në QSUT

18/01/2023
Hapet Laboratori i ri i Anatomisë Patologjike në QSUT
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hapet Laboratori i ri i Anatomisë Patologjike në QSUT, Manastirliu që mundëson analizat për sëmundjet tumorale me standarde evropiane.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me këtë investim, do të garantohet jo vetëm shpejtësi për kryerjen e analizave që përcaktojnë diagnozën e sëmundjeve tumorale, por edhe cilësi maksimale e këtij shërbimi.

Manastirliu pa nga afër Laboratorin e ri të Shërbimit të Anatomisë Patologjike, i investuar me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, duke e konsideruar një hallkë shumë të rëndësishme të diagnostifikimit në kohë të sëmundjeve tumorale.

“Ky investim është shumë i rëndësishëm përsa i përket diagnostikimit në kohë të sëmundjeve tumorale dhe trajtimit efektiv të sëmundjeve. Me Shërbimin e Anatomisë-Patologjike që tashmë do të ketë me të vërtetë një hop cilësor përsa i përket kohës së përgjigjes, përsa i përket biopsive, imunohistokimisë, patologjive dhe të gjitha ekzaminimeve që ofrohen, numrit vetë, pra volumit të punës, i cili do të rritet sepse më shumë analiza do të kryhen dhe shpejtësia dhe automatizimi i proceseve garanton që të kemi më shumë mundësi për të bërë më shumë volum të analizave laboratorike. Dhe kjo është një garanci për qytetarët, për të marrë shërbim në kohë, shërbim më të shpejtë, shërbim shumë cilësor sepse në të gjitha spitalet ku këto laboratorë do të shtrihen kështu sikurse është dhe në QSUT, do të ketë të njëjtin standard”, tha Manastirliu.

Duke folur për modernizimin e këtij shërbimi, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:
“Edukimi në vazhdim nëpërmjet rrjetit të Anatomisë-Patologjike të digjitalizuar do të bëhet shumë më i lehtë sepse do të ketë një komunikim në kohë reale mes mjekëve të anatomo-patologë në vend”- tha Manastirliu.
Drejtuesja e Shërbimit të Anatomisë Patologjike foli për rëndësinë e këtij investimi, kur tha se tashmë testet imunohistokimike do të garantohen në kohë për të gjithë pacientët, duke e quajtur këtë laborator si “të gjeneratës së re”.
Laboratori i ri i Anatomisë Patologjikë në QSUT do t’i shërbejë rreth 15 mijë pacientëve në vit dhe do të jetë një laborator bërthamë për të gjithë shërbimin e Anatomisë Patologjike në vend. Ky investim është pjesë e investimit për modernizimin e rrjetit të laboratorëve publikë në vend dhe rritjes së gamës së analizave që ofrohen falas për qytetarët, me të njëjtin standard në çdo spital. Vetëm përgjatë vitit 2022, janë më shumë se 500 mijë pacientë të shërbyer në spitalet publike, në sistemin me shtretër, në sistemin ambulator dhe në shërbimet e urgjencës, të cilët kanë kryer me cilësi dhe standarde evropiane analizat laboratorike.r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.