Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksperti i kriminalistikës Karamuço: Rozeta desh më ndau nga gruaja. Historia e unazës

10/01/2023
Rozeta me të birin mbeten në qeli, vodhën paratë e zyrtares së qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është njëri nga ‘viktimat’ e sanitares Rozeta Dobi. Ai një vit më parl kishte punësuar 49-vjeçaren si pastruese në banesën e tyre.

Karamuço ka treguar në emisionin Opinion në Tv Klan se si ndodhi historia e vjedhjes së unazës së tij.

Rrëfimi:

Ervin Karamuço: Ditën e dielë kisha dalë me familjen, më mori policia në telefon. Vitin e kaluar kemi pasur prezencën e saj për disa kohë.

Blendi Fevziu: Si e gjete?

Ervin Karamuço: Midis kolegeve diskutohet për nevojat që mund të ketë në pastrim. Unë biles u thirra dy herë për këtë ngjarje për të folur dhe duke ditur që më kishte thirrur policia thashë nuk dua të flas në vet të parë. Do flas për ngjarjen në përgjithësi.

Blendi Fevziu: Ma thuaj njëherë pastaj shko te policia.

Ervin Karamuço: Vitin e kaluar kishim nevojë për një pastruese për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes. E morëm.

Blendi Fevziu: Sa kohë qëndroi tek ju?

Ervin Karamuço: Rreth 4-5 muaj. Po vinte 3 herë në muaj. Me një pagesë 2 mijë Lekë për herë. Por ka ardhur në mënyrë të çrregullt sepse kishte shumë punë. Kishte mbi 20 familje që ajo mbante. Më merr policia, më thotë profesor mund të vini pak në komisariat sepse kemi identifikuar nga tabulati që kjo ka folur, se gruaja ime e kishte marrë dhe para një jave i thoshtë do vish, jo jam me dhimbje me koke dhe tani ngjan si ftesë për hajdutin prapë. Ka një shkrim brenda unazës, emri juaj.

Blendi Fevziu: Po kur të ka humbur unaza?

Ervin Karamuço: Unë e kam kërkuar diku në Shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Po për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur…Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht.

Blendi Fevziu: Vetëm unazën të kishte vjedhur?

Ervin Karamuço: Vetëm unazën. Ajo ka 20 vjet që punon dhe ka hyrë në shumë shtëpira. Madje edhe kur vinte që diskutonte me nënën ca kohë mbaj mend që thoshte në çfarë shtëpirash shkoj unë, pra kishte një nivel shumë më të lartë nga ajo shtëpi modeste që shikonte tek ne. tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.