Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ 376 milionë euro në shëndetësi u shpenzuan për të pasuruar privatët me para publike, asnjë përmirësim më shëndetësi

28/12/2022
Rama pranon vizitat tek mjeku: Konsultat i kam bërë, por…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Together for Life

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kaluar nga shteti tek privatët 4 (katër) shërbime shëndetësore, duke zgjedhur formën e kontratës koncesionare me Partneritet-Publik-Privat (PPP).

Që në fillim kontratat u ndeshën me kontestime për shkak të mungesës së transparencës, kostove e larta, korrupsionit, duke kanalizuar fondet buxhetore të shëndetësisë në fitime të larta për privatët. Kontratat koncensionare në shendetësi janë shndërruar në barrë financiare për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Një proces i brendshëm kontrolli brenda FSDKSH i vlerësoi kontratat PPP me rrezik të lartë si në drejtim të përdorimit të fondeve publike dhe zbatimit të ligjit. Kontratat koncensionare përveçse janë të hartuara keq, ato nuk monitorohen nga autoritetet përkatëse kontraktore.

Vlera e katër kontratave për të gjithë periudhën e koncesionit është 45,5 miliardë lekë ose 376 milionë euro, nga të cilat deri në fund të 2022 (projeksion) kompanitë kontraktore kanë përfituar 22.3 miliardë lekë (189 milionë euro) ose 50% të vlerës totale.  Nuk ka një analizë të institucioneve qeveritare se çfarë kanë sjellë këto koncesione në përmirësimin e shërbimit dhe eficiencën e shërbimeve spitalore, ndërkohë që kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar tri spitale të reja moderne (kosto e ndërtimit të spitalit privat Hygeia është 60 milionë euro).

Gjatë zbatimit kosto e kontratave është rritur edhe me tej, teksa janë konstatuar pagesa më shumë se projeksionet në kontrata shpesh duke shkelur ligjet. Dëmi i pjesshëm ekonomik nga koncesionet në shëndetësi, të evidentuara deri në fund të vitit 2021 nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është rreth 5,6 miliardë lekë ose 47 milionë euro. Nga kjo shumë, 1,5 miliardë lekë janë pagesa për shërbime që nuk janë kryer ndaj koncesioneve të “Checkup” dhe “Dializës” për periudhën 2015-2021.

Rreth 4,1 miliardë lekë janë dëm në përllogaritjen e TVSH-së në kundërshtim me ligjin e TVSH për kontratat e Sterilizimit dhe “Checkup” për të gjithë periudhën 10 vjeçare. Ligji për TVSH i përjashton barnat, pajisjet, furnizimet dhe shërbimet në sektorin shëndetësor nga TVSH-ja, por ato kanë vijuar të faturojnë me TVSH.

Përkundrejt dëmeve të shumta që janë konstatuar në raportet e KLSH-së, ka munguar një analizë e institucioneve shtetërore për përfitimet që kanë sjellë kontratat koncesionare, përkundrejt kostove që këto koncesione kanë sjellë në buxhetin e shtetit, përmes përdorimit të një pjesë të parave të taksapaguesve. Ndërkohë investimet e realizuara nga koncesionarët kanë qenë minimale.

Vlerën më të ulët të investimit në raport me të ardhurat e ka koncesioni i Checkup. Kompania ka parashikuar të investojë vetëm 1,9 për qind të të ardhurave. Për të gjithë periudhën e koncesionit të ardhurat e Checkup janë përllogaritur 8,7 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa investimet vetëm 172 milionë lekë. Pjesa më e madhe e shërbimeve të Check -Up kryhet nga personeli shëndetësor publik pa pagesë. Qendrat e shërbimit parësor kryejnë pyetësorin dhe marrin analizat për pacientët që kryejnë Check- Up kryen vetëm analizat laboratorike.

Për të gjithë periudhën e koncesionit, të katër kontratat do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 45,4 miliardë lekë pa TVSH, por ndërkohë investimet që ato parashikojnë nuk janë më shumë se 4,3 miliardë lekë ose rreth 9% e fondeve të përfituara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026
Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.