Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emri i Ballës në dosjen e bandave të Elbasanit, ka porositur vrasjen e avokatit pasi ai kishte përgjime të tij

22/11/2022
Emri i Ballës në dosjen e bandave të Elbasanit, ka porositur vrasjen e avokatit pasi ai kishte përgjime të tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emri i Taulant Ballës në dosjen e bandave të Elbasanit: ka porositur vrasjen e avokatit pasi ai kishte përgjime të tij, thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, publikuar nga zëdhënësja Floriana Garo.

Detajet:

Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa.

Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër.

Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka.

Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja.

Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës.

Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.

Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

Implikimi i politikanëve të lartë të qeverisë me malavitën vjen tashmë nga disa burime. Denoncimi i vazhdueshëm i bandave dhe lidhjeve të tyre politike ka qenë një moto e kësaj foltoreje.

Ja pse protestohet ndër të tjera më 6 dhjetor. Për t’i thënë Europës dhe përfaqësuesve të saj se diçka nuk shkon në Shqipëri. Politika dhe krimin janë bërë një.

Ata që e duan atdheun do ta kuptojnë. Ata që e kanë shitur dhe futur në llogari offshore do të bërtasin. Taulantit që kërkon mbiemër do t’i duhet së shpejti të kërkojë edhe avokat për secilin llagap. Zyra e shtypit e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.