Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Garë e fortë në Fier, edhe avokati Ermal Hamataj prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë Fier

12/11/2022
Garë e fortë në Fier, edhe avokati Ermal Hamataj prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë Fier
Share on FacebookShare on Whatsapp

Avokati Ermal Hamataj prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë Fier duke shtuar konkurencën në këtë bashki që gjithnjë ka qënë bastion i së majtës.

Deklarata:

Unë jam Ermal Hamataj dhe garoj në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier.

Jam 36 vjeç, i martuar dhe kam dy fëmijë, 9 dhe 4 vjeç.

Kam përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës në vitin 2008.

Jurist në formim, prej 11 vitesh Avokat në profesion dhe prej 1 viti jam zgjedhur Kryetar i Dhomës së Avokatëve Fier.

Në vitet 2012-2015 kam qënë pjesë e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike Dega Fier dhe përfaqësues ligjor i saj.
Në 2015 -ën jam shkëputur nga jeta aktive partiake, jo sepse doja, jo sepse nuk kisha çfarë të jepja, por si unë dhe shumë të tjerë e pamë se Partia Demokratike dhe Drejtuesit Politik të asaj kohe kishin alergji nga të rinjtë, profesionistët dhe të aftët.

Praktikisht kjo alergji e lidershipit të kaluar e solli në ditët më të zeza Partinë Demokratike në gjithë Shqipërinë.

Ndoshta duhej kapur fundi që t’i jepej jetë një projekti të ri, sfidues, falë të cilit unë e shumë të tjerë jemi sot këtu për të treguar që Partia Demokratike ka dhe di si t’ju japë mundësinë të rinjve, profesionistëve dhe të aftëve për të drejtuar Bashkitë dhe Shqipërinë.

Vendimi për të qënë pjesë e kësaj gare, për mua ishte i thjeshtë: nuk shtirem dot, e të bëj rolin e heroit për qytetin. Por, unë jam hero i fëmijëve të mi, të cilët duke më dëgjuar pafund të ankohem nga divani, nesër do më pyesin “Po ti, çfarë bëre për ta bërë më mirë Fierin ?”

Të paktën do ju them, unë e provova të bëja diçka e nuk ndenja spektator.

– Sot, në Fier ka pedonale por ska rini per te ecur në të, ka teater por ska më art, ka stadium por ska më sport.

– Në Fier ka tendera por ska barazi, ka Det por nuk ka plazhe, ka shkolla por nuk ka më nxënës, ka spitale por ska shëndetësi, ka vende pune por duhet ti blesh!

– Fieri ka Apolloninë, qytetin antik ku ka jetuar Perandori August, por aty ska turistë.

– Në Fier prodhohet naftë, por toka punohet me naftë greke, punohet toka por nuk shitet prodhimi…

– Në Fier ka kompani të huaja multimilionere por kane 10 vite që dalin me humbje dhe çuditërisht nuk falimentojnë, ka ligj por ska drejtësi.

– Në Fier ka pensionistë që votojnë Partinë Socialiste pafund por për ta nuk ka nje Qendër Sociale, sepse i gënjejnë prej 10 vitesh në Fier ka gjyshër por s’ka më nipër e mbesa, në Fier ka beton por nuk ka më buzeqeshje!

Këto janë disa nga arsyet pse unë vendosa që të marr pjesë në këtë garë, por bërja drejt e tyre, për mua e këdo, duhet të jetë detyrim karshi fëmijve tanë, familjes tonë. Sepse fëmijët dhe familjet tona janë qyteti ynë!

Unë besoj se kam aftësinë, formimin, bashkëpunëtorët dhe energjinë e duhur për t’i kthyer alternativat qytetit tim dhe për këtë kërkoj sot votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike Dega Fier. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.