Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“ Kjo do të jetë kohë protestash. 12 nëntori më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”

01/11/2022
Berisha: Jam për një bashkim të plotë të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë takimit me strukturat e Tiranës se kjo do të jetë kohë protestash. 12 nëntori më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.

Deklarata:

Kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, por kjo do të jetë kohë protestash. Mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën.
Ky na sfidoi haptas në Peshkopi. Do ta bëjmë cunam. Në vend që si kriminel elektoral të ishte në burg, zotohet se prap do të na i prekë votat.

Ky e ka shndërruar në fiktiv pluralizmin, në fiktive PD-në, në fiktiv parlamentin. Ju nuk mund imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. Ju nuk mund të imagjinoni se si funksionon pa asnjë ligj e rregull.

Ne shkojmë aty për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër, si me procedurat dhe fjalorin. Ne shkojmë aty vetëm për zgjedhësit, qytetarët, me vështirësira të jashtëzakonshme. Ne dorëzojmë ligje dhe aty sikur nuk është parlament, por sikur është një klub i PS-së, parti krimi dhe droge. Kjo është e vërteta.

Kemi paraqitur ligjin e lustracionit. Nuk e paraqesin, sepse votojnë amendamentin e Taulant Ballës, i cili defakto i mbyll dosjet dhe nuk i hap. Nuk i hap dosjet, sepse thotë se kërkesa që të jepen dokumentet duhet të jetë në proporcion me interesin, që e përcakton Edi Rama.

Kemi dorëzuar rezolutën prej 3 muajsh, sikur nuk jemi deputet, rezolutën për gjenocidin në Kosovë. E mban Linda. Linda është një automate që zbaton porositë e Edi Ramës, që nuk mund ta mbajë kurrë. Ka përcaktime në rregulloren e parlamentit se si veprohet. Nuk ekziston. Të gjithë kanë një emër, Edi Rama, ata janë vasalë të tij dhe nuk duhet të merremi me ta, fare. Duhet të merremi me një njeri dhe ky është Edi Rama.

Ky u thotë shqiptarëve se të udhëtosh me çarter më kushton sa gjysma e biletës së paraardhësit tim. Sikur shqiptarët hanë bar, dhe nuk e dinë se të urdhëtosh me çarter dhe të udhëtosh me linjë tregtare.

Berisha: Edi Rama i ka bërë shqiptarët të ndjehen të huaj në vendin e tyre:

Urdhëroni se ç’bën me pedagogët, e diskutuam edhe në një mbledhje tjetër. Paguan shoferin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 4 herë më shumë se një pedagog. Kjo është e qëllishme, si të largojmë edhe këta mësimdhënës nga Shqipëria dhe të mbyllim universitetet, ti shuajmë.
Ky po krijon pasuri përrallore për veten e tij. A e dini ju se sot në Shqipëri nuk jepet një leje ndërtimi me sipërfaqe më shumë se 200 metra pa firmën e kryeministrit. Ju garantoj se një centralizëm i tillë nuk ka ekzistuar kurrë edhe në diktaturën më të egër që ka pasur Europa dhe ka qenë ajo e Enver Hoxhës.
Kjo është vetëm si të vjelësh ryshfete në të 4 anët e Shqipërisë. Ky njeri i ka tejkaluar, ligje, kushtetutë, norma morale dhe çdo gjë. Ky njeri i ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre.
I thoshte nxënësi në Kolonjë, shkollën e meremetove, por brenda bankat janë si janë, sepse vetë udhëton me çarter. Internet nuk kemi, sepse blihen instilacione 4 milionë. A mundet një njeri të tallet me një popull në këtë mënyrë, nuk mundet.
E them edhe njëherë, tani jemi në betejë dhe secili demokrat e demokrate, duhet ta konsiderojë se ne jemi në betejë. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.