Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Apeli i Posaçëm lë në burg gjyqtaren e Krujës dhe 9 persona të tjerë

11/10/2022
Kërkohet shkarkimi i gjyqtares së Krujës, liroi të fortët nga burgu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Apeli i Posaçëm ka në fuqi dot vendimin e GJKKO për gjyqtaren Enkeleida Hoxha,dhe një grup prej 9 personash të oërfshirë në shpërdorim detyre, korrupsion në lidhje me vendimet e gjyqtares Hoxha. Ata janë Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Bledar Petani, Sajmir Petani, Gazmi Nezaj, Altin Skëndaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi dhe Trëndafile Frangu.

Detajet:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Igerta Hysi(anëtare), sot më datë 11.10.2022, përfundoi shqyrtimin eçështjes së regjistruar me nr. 42 akti, datë 10.05.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit E.H., A.T., M.M., B.P., S.P., G.N., A.S., G.N., I.T. dhe T.F., kundërvendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme tëShkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.H., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

– Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.H., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës E.H. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 3(tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1 paragrafi i dytë, të Kodit Penal dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.T. me një dënim të vetëm 4(katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe në bazë të nenit 319/ç të Kodit Penal dënimin e saj me 3 (tre) vjet) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 244 të Kodit Penal dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.  

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm 3(tre) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.M., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës M.M. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.P., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe na bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 1 (një) vit e 6(gjashtë) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit penal, dënimin e te pandehurit G.N. me një dënim të vetëm 2(dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon  nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurës T.F., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qëushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi i 3, të Kodit Penal dënimin e saj me 9 (nëntë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës T.F., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën T.F. dhe vënia në provë për një periudhë 12 muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj.  Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

11. Deklarimin fajtor të pandehurës M.S., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi 1, të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4 (katër) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën M.S. dhe vënia në provë për një periudhë 8 muaj me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim...”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Mospranimin e ankimit të ankuesve S.P. dhe G.N., kundër vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.