Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tirana i kërkon Rusisë dhe Britanisë mbylljen e faqeve ‘të sekreteve të Shqipërisë”

11/10/2022
DOSJA/ Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve, Hysni Roci plotësonte, Pjerin Xhuvani firmoste recetat e falsifikuara
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zyetarisht Britanisë dhe Rusisë të mbyllë faqet që publikojnë të dhëna sekrete të policisë e shtetit shqiptar.

Detajet:

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.
Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.
Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer tjeter sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që i përkiste autorëve/bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

Menjëherë më datë 19.07.2022, me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari.
Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetik hapën një faqe tjetër e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur. Në ditët në vijim dhe aktualisht nga kjo faqe si edhe nga llogaritë nga aplikacionet e komunikimeve në internet si Telegram etj, po postohen dokumente të Policisë së Shtetit të cilat përbëjnë sekret hetimor.
Postimi i të dhënave, të cilat dyshohen të jenë të hakuara dhe të kopjuara nga sulmi kibernetik i ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme, kryhet nga faqja online me emërtimin “HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ si dhe nga profili në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link  https://t.me/JusticeHomeland1.”

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këto faqe kanë IP ne Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi.

Sa më lart, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më datë 04.10.2022, mbështetur në nenin 208 të K.pr.penale, Konventën e Këshillit të Europës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale” (në rastin e Britanisë së Madhe) nenet 509 e vijues të Kodit të Procedurës Penale “Mbi letërporositë për jashtë shtetit” dhe Ligjit Nr.10193 datë 03 Dhjetor 2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në fushën penale”, në Konventën per Krimin në Fushën e Kibernetikës, ratifikuar me ligjin nr.8888 datë 25.04.2002 dhe në parimin e reciprocitetit (në rastin e Federatës Ruse) iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë:

1.    Sekuestrimi i të dhënave dhe sistemeve kompjuterike si dhe ndalimi për kryerjen e veprimeve të mëtejshme të publikimit të dokumentacionit të hakeruar nga sistemet kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemet kompjuterike të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga faqja e internetit:
Nga profili në rrjetin social “Telegram” me emëtimin “JusticeHomeland1” dhe me link  https://t.me/JusticeHomeland1.” me adresë:
Telegram Headquraters ……London United Kingdom;
“HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ me ISP…… Hong Kong;
Profilin në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link  https://t.me/JusticeHomeland1.” Rusi”.
Dërgimin e gjithë të dhënave të sekuestruara nëpërmjet letërporosisë autoriteteve ligjzbatuese Shqiptare.
Zbatimi i vendimit të bëhet nëpërmjet dërgimit të kërkesës për ndihmë juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit perkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me Vendimin nr.1864,1865 dhe 1866 Regj.Them. datë 06.10.2022 ka vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë.
Në zbatim dhe për ekzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u dërguan kërkesat për Ndihmë Juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit përkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.

Sqarojme siç edhe përmendet në Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.1864, 1865 dhe 1866 datë 06.10.2022, këto faqe nga burojnë materialet e hakeruara përbëjnë objekt të hetimit penal, janë të dhëna dhe sisteme kompjuterike tashmë të sekuestruara konform ligjit procedurial të Republikës së Shqipërisë dhe çdo e dhënë që buron nga këto faqe që operojnë në mënyrë kriminale është objekt i hetimit dhe i sekuestrimit tashmë me vendimet e gjykatës.

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe pengimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie e cila ka qëllim të cënojë gjithë veprimtarinë e organeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes individëve. r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.