Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngjarja me 11 vjecaren në Prishtinë, skema e dhunimit të vajzës së mitur. Largohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

30/08/2022
Aksioni në Kosovë, policia arreston policë në Mitrovicë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesë të rinj dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë. Autori i fundit i dyshuar, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri është dorëzuar në polici ditën e sotme nga babai i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një vendndodhje tjetër të panjohur. Sipas hetimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.Rexhepi, Xh.S. dhe G.J., përdhunuan vajzën e mitur, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, raportojnë mediat e Prishtinës.

Më pas aty shkoi edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, i cili është telefonuar nga vëllai i tij G. Rexhepi.

26-vjeçari raportohet se ka shkuar deri aty me makinën e tij ‘PickUp’ dhe ka futur në automjet vajzën 11-vjeçare, si edhe ka marrë vëllain dhe dy të miturit e tjerë të dyshuar.

Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur nga mjeti G. Rexhepi dhe i mituri Xh. S. Ndërsa Ekremi ka vazhduar rrugëtimin me të miturin tjetër G.J., drejt një vendndodhje të panjohur.

26-vjeçari dyshohet se ka ndaluar makinë dhe e ka përdhunuar 11-vjeçaren. Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje e rëndë, Ekremi ka telefonuar të dyshuarin e pestë, Shkëlqim Kamerin, i cili po ashtu dyshohet se përdhunoi të miturën.

Për shkak të ngjarjes së rëndë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen këtë të martë.

Dorëheqja e Mehmetit vjen pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar ministry I Brendshëm I Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ministri ka bërë të ditur se në vend të tij është caktuar Fehmi Hoti.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”. r.k

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.