Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tender pa garë në Shëndetësi, aparaturat e shtrenjta nuk mirëmbahen, pacientët shtyhen drejt klinikave private

02/07/2022
Tender pa garë në Shëndetësi, aparaturat e shtrenjta nuk mirëmbahen, pacientët shtyhen drejt klinikave private
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Erjon Skëndaj denoncoi sot në edicionin e lajmeve në MCN Tv tendera pa garë për riparimin e pajisjeve në qendrën spitalore Nënë Tereza por asnjë nuk kryen mirëmbajtjen e aparaturave duke i orientuar pacientët drejt klinikave private me çmime të kripura.

Skëndaj tha sr është dhënë një tender pa garë për kompaninë Montal.shpk.

Për herë të parë në historinë e tenderave të QSUT qenka aplikuar një kontrate ‘full risk’. Subjekti është i detyruar që brenda një jave të riparojë çdo lloj defekti të aparaturave GE.

Shpjegimi i Skëndaj:

“Fillimisht u prish në mars skaneri i Infektivit dhe më pas u prish edhe skaneri tjetër në urgjencën qendrore. Kërkuam informacion dhe na thanë është një proces rutinë i mirëmbajtjes. Ok i thamë do presim, edhe pse s’bënte sens që një kontratë mirëmbajtje të kërkonte muaj. Pak kohë më vonë kuptuam që QSUT në panik e sipër, me urgjencë nis një tender me dy lote, për riparimin e dy skanerëve. Doli që ato aparatura nuk ishin kapur me dorë, s’kanë pasur asnjë lloj servisi. Dje ramë në dijeni të një tenderi të mbajtur tërësisht të fshehtë, për një kontratë ‘full risk’ me vlerë 256 milionë, të fituar nga një kompani pa garë. Nuk ka pasur mirëmbajtje për 4 muaj dhe përsëri QSUT nxjerr lekë të tjerë. Automatikisht ngre hije të rënda dyshimi për një aferë. Ministria e Shëndetësisë justifikohet me faktin që tenderi është i QSUT, e ka takuar komplet topin në fushën e QSUT. Në 2020 dhe 2021 kemi dy tendera me shifra të frikshme për mirëmbajtjen e aparaturave për 4 vjet, të dy u anuluan. Nga korriku i 2021 s’kishim asnjë informacioni çfarë po bëhej me tenderat spitalor. Teksa kërkonim informacion zbuluam që kompania Montal.shpk që është paguar për një punë që s’e ka kryer për 4 muaj, ka marrë një numër të madh tenderash në disa spitale të vendit, pa garë, ose me marrëveshje kuadër, ose me negocim pa shpallje. Ne kemi flamuj të kuq në të gjithë tenderat e kësaj kompanie. Ka fituar edhe aty ku ka pasur oferta më të ulëta. Mjafton të shohim 10 tenderat e fundit, 5 kanë qenë pa garë. Pyetja e madhe shtrohet, kur do riparohen aparaturat? Kompani të tilla që marrin parë dhe s’bëjnë punë fare, dhe pastaj shteti nxjerr prapë lekë, duhen hetuar. Nëse nuk funksionon skaneri është e vështirë të vendoset diagnoza. Kjo përkthehet me avancim të sëmundjes. Në rastin e sëmundjeve onkologjike, tumoreve, përkthehet me pamundshmëri për të shpëtuar jetë njerëzish”. mcn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.