Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ende nuk ka raste të publikuara, mbërrijnë testet për linë e majmunit në Shqipëri. Po fshihen rastet?

27/06/2022
Ende nuk ka raste të publikuara, mbërrijnë testet për linë e majmunit në Shqipëri. Po fshihen rastet?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë, 27 Qershor – Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmumit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës, të mundet të testojmë raste të dyshuara dhe gjithashtu kontaktet e dyshuara të rasteve”, bëri me dije Manastirliu duke shtuar se bashkëpunimi me laboratorët e referencës do të vijojë.
Duke folur për modernizimin e laboratorit të ISHP, Manastirliu bëri me dije se pritet që të forcohen kapacitetet me një aparaturë moderne për sekuencimin e genomit, teksa foli për masterplanin e ri transformues për Institutin e Shëndetit Publik.
“Deri në vjeshtë ne duam që të kemi gjithashtu një tjetër aparaturë moderne në ISHP, që është sekuenciatori genomik. Pra do të kemi mundësi që në këtë laborator të mund të sekuencojmë genomin dhe është një ndër proçedurat që të gjithë laboratorët e referencës e kanë. Ndërkohë që me Institutin e Shëndetit Publik, jemi duke punuar për të përfunduar edhe masterplanin e të gjithë korpusit të Insititutit të Shëndetit Publik, përfshirë edhe godinën qendrore dhe një godinë të re që do të jetë kulla e laboratorëve, duke përfshirë nga laboratorët bazë, kimik, biokimik, gjithashtu laboratorët e virologjisë dhe mikrovirologjisë. Është projekti ynë më ambicioz që ne kemi për ISHP-në”, tha Manastirliu.
Duke folur për situatën epidemiologjike ku ditët e fundit është vënë re një rritje e rasteve pozitive me Covid19, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen.
“Ashtu sikurse edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alertuar, do të kemi edhe një rritje të rasteve. Vjeshta sigurisht që do të vijojë që të ketë sfidat e saj në raport edhe me rastet covid, në raport edhe me variantet e reja. Por vaksinimi është fjala kyçe. Ne do të vijojmë proçesin e vaksinimit. Do të vijojmë që të jemi në të gjithë territorin. Njesitë e lëvizshme tashmë po bëjnë një punë fantastike në gjithë territorin, duke vijuar vaksinimin derë më derë dhe duke kapur pikërisht ato xhepat e popullatës që ende nuk janë vaksinuar me dozën e tretë. Ndërkohë që ne kemi të miratuar dhe dozën e katërt”, tha Manastirliu.
Duke folur për monitorimin e situatës për linë e majmunit, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Eugena Tomini tha: “Aktualisht kemi sërish një survejancë e angazhuar siç është ajo e lisë së majmunit, duke shtuar kapacitetet diagnostike në Institutin e Shëndetit Publik dhe për më tepër diagnoza kryhet në vend, pavarësisht se ne kemi vazhdimisht komunikim me netëorkun e laboratorëve të referencës në Europë, për të konfirmuar diagnozën”.
Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit. Vendet Europiane tashmë janë në alert, sepse janë më shumë se 29 vende ku janë konstatuar më shumë se 1700 raste të lisë së majmunit. r.sh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026
Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

Rama me juristët e njohur të botës: Si mësuan shqiptarët të vënë rripin e sigurimit në makinë

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.