Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet drafti për amnistinë fiskale, paguhet taksë më pak se ata që nuk fshehën pasurinë

24/06/2022
Gjendet biznesmeni italian Pecorelli. Dyshohej se u vra në Pukë në janar të këtij viti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka hedhur për konsultim publik nismën ligjore për amnisti fiskale për banorët vendas dhe emigrantët shqiptarë e cila legalizon pasuri deri në 2 milionë euro.

Çdo person do të paguajë një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10%.

Për këtë qëllim, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive.

Pranë saj mund të paraqitet çdo individ që kërkon të deklarojë vullnetarisht pasurinë, të pajiset me një formular të deklarimit dhe më pas të vijojë procedurat duke hapur një llogari bankare për këtë qëllim.

Është në detyrën e Njësinë Speciale të bëjë verifikime në bashkëpunim me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokurorinë, SHISH, ILD, Ministrinë e Drejtësisë apo Kadastrën për të kuptuar nëse kjo pasuri është nga puna në të zezë apo është vënë nga aktivitet kriminal.

Sipas draftit, shuma që deklarohet dhe derdhet në bankë, nuk mund të transferohet jashtë shtetit për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i depozitimit të saj. Në rast të kundërt, do të duhet të paguajë një penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.

Amnistia fiskale e propozuar nga qeveria jep mundësinë për të deklaruar vullnetarisht edhe pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme me burime të padeklaruara, si edhe legalizimin e atyre pasurive që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Nga amnistia fiskale përjashtohen të gjithë funksionarët e lartë të shtetit dhe subjektet e krimit.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026
LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

29/08/2026
DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

DITA 91/ Qytetari: “Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri”

29/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026
LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

29/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.