Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RECETAT FIKTIVE PËR ITALI/ Mjeku pediatër reagon pas përfshirjes në dosjen e SPAK

13/06/2022
SIMPTOMAT/ Viruset gripale, në 3 ditë 850 fëmijë marrin mjekim në QSUT
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emri i tij u përmend në dosjen e SPAK, për ilaçe kontrabandë nga Italia, dhe lëshimin e recetave fiktive, reagon mjeku pediatër Aurel Vula.

Në reagimin e tij publik, Vula shkruan se nuk ka snjë lidhje me akuzat, dhe se udhëtimet e tij drejt Italisë lidhen kryesisht me kurimin e prindërve të bashkëshortes së tij, një prej të cilëve humbi edhe jetën si pasojë e problemeve me zemrën.

Deklarata e Vulës:

Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritetet e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon: Përfshirja e personit tim dhe familjarëve të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë.

Për të qënë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së dy prindërve të bashkëshortes sime. Të dy këta të fundit i janë nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën.

Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane. Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi.

Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjshmëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:

➢ Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali;

➢ Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian; I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19.

Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm , kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve.
Me besimin e plotë tek drejtësia.

Edhe mjeku tjetër i njohur, Edvin Prifti, i cili po ashtu u përmend në dosjen e SPAK, tha se përfshirja e pretenduar e tij ishte një sajesë, dhe se ai nuk ka firmosur asnjë rekomandim  për kurim në Itali, apo për marrjen e medikamenteve.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.