Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Uzina Azovstal në Mariupol, ukrainasit nuk dorëzohen, do luftojnë deri në fishekun e fundit

06/05/2022
Uzina Azovstal në Mariupol, ukrainasit nuk dorëzohen, do luftojnë deri në fishekun e fundit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ushtarët ukrainas brenda uzinës Azovstal në Mariupol thonë se Rusia po refuzon premtimet e një armëpushimi për të lejuar evakuimin  e civilëve.

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje luftëtarëve të dorëzohen. Por Kievi thekson se ata nuk do të dorëhiqen.

“Në Mariupol, në Azovstal situata është kritike. Trupat ruse po bombardojnë uzinën dhe nuk ndalen. Dje dhe sonte forcat ruse tentuan të hynin. Ushtarët tanë po luftojnë. Rezistenca do të vijojë deri në plumbin e fundit, deri në forcën e fundit”, thotë Denis Shmyhal, kryeministër i Ukrainës.

Gjatë ditës së enjte Kombet e Bashkuara arritën të evakuojnë më shumë se 300 civilë nga zona e Azovstal. Një tjetër operacion shpëtimi pritet të realizohet.

“Kjo është përpjekja e dytë për të evakuuar civilët nga Mariupol dhe zonat e tjera të qytetit port  Sot shoqëruam 11 autobusë ku kishte gra, fëmijë, të moshuar të cilët kërkojnë siguri”, thotë Ghada Eltahir Mudawi, pjesëtar i operacioneve të shpëtimit.

Pjesa tjetër e qytetit të shkatërruar tashmë është nën kontrollin rus dhe pastrimi ka filluar në prag të 9 majit, ditën e fitores sovjetike ndaj nazistëve.

Shumë analistë besojnë se më 9 maj Putin mund të shpallë një ndryshim në strategjinë e tij për të pushtuar Ukrainën.

Pse është i rëndësishëm Mariupol për Rusinë:

Rusia e ka rrethuar dhe bombarduar qytetin për javë të tëra. Ka disa arsye pse Mariupol është një qytet kyç për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, sipas BBC.

Ura tokësore: Kontrolli i qytetit u jep rusëve një urë tokësore nga Rusia, përmes pjesëve të rajonit të Donbasit të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia, deri në Krime, të cilën Rusia e aneksoi në 2014.

Goditja e ekonomisë së Ukrainës: Mariupol ka qenë prej kohësh një port i rëndësishëm strategjik në Detin Azov, pjesë e Detit të Zi. Në kohë normale, qyteti është një qendër kryesore eksporti për çelikun, qymyrin dhe misrin e Ukrainës. Humbja e tij është një goditje e madhe për ekonominë e Ukrainës.

Propaganda ruse: Mes mbrojtësve të Mariupolit janë Brigada Azov, e cila ka lidhje me ekstremistët e djathtë, historikisht duke përfshirë neo-nazistët. Ata përbëjnë vetëm pjesën më të vogël të forcave luftarake të Ukrainës, por prania e tyre shpesh përdoret si pretekst për pretendimin e Rusisë për të çliruar Ukrainën nga nazistët.

Liron rrugë për forcat ruse: Një fund i betejës së zgjatur për qytetin do të lironte më shumë trupa ruse për shtytjen e saj për të marrë kontrollin e pjesëve të mbetura të Donbasit në Ukrainën lindore, të përbërë nga Luhansk dhe Donetsk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.