Një i mitir nga Afganistani ka braktisur prej dhjetë ditësh Qendrën e Dhunës në Familje në Gjirokastër ndërsa një grua 34 vjeçe ka vraktisur dy fëmijët e saj në Progonat, Tepelenë.
Detajet e policisë:
Në datën 04.05.2022, shtetasi E. D., banues në Gjirokastër, me detyrë kujdestar në Qendrën e Dhunës në Familje, ka bërë kallëzim se shtetasi M. N., 16 vjeç, banues në Afganistan, i akomoduar në këtë qendër që prej datës 24.04.2022, është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer më. Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e shtetasit M. N.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.r.k





