Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria fal plazhin e Gjeneralit, kompania që e përfitoi kliente e Ramës prej vitesh

26/04/2022
Qeveria fal plazhin e Gjeneralit, kompania që e përfitoi kliente e Ramës prej vitesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka falur përmes një vendimi të saj plazhin e Gjeneralit, një ndër më të bukurit e Adriatikut ndërkohë që ka vendosur edhe afro 10 milionë euro investime në funksion të privatit që merr dhuratë afro 50 milionë euro pronë.

“Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t’i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private të quajtur Mediterranean Wave. Kjo është një kompani e krijuar vitin e kaluar dhe zotërohet 100 për qind nga Shijaku shpk e Shpëtim Shijakut”, raporron gazetari Klodian Tomorri për mcn tv.

Mbi pronën e falur shtetërore kompania do të investojë sipas saj 50 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik. Sipas vendimit, resorti do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës  bregdetare. Por favoret nuk përfundojnë vetëm me faljen tokës në bregdetit.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty do të ndërtohen me paratë e qytetarëve.

Ky është një vendim, ku me një të rënë të lapsit i fallen një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike. Por privatizimi falas i Plazhit të Gjeneralit nuk është prona e parë publike që i jepet kompanisë Shijaku.

Dy vjet më parë qeveria i dha asaj po falas, kundrejt çmimit simbolik 1 euro edhe 140 mijë metër katrorë tokë publike, pjesë e vendkomandës qendrore të Ushtrisë në zonën e Saukut. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kjo kompani arriti të marrë lejen për të çmontuar Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ndryshe njihet si Uzina e ARMO-s.

E klasifikuar si sektor Strategjik, legjislacioni në fuqi e ndalonte në mënyrë kategorike falimentimin apo çmontimin e ARMO-s. Kjo ishte arsyeja se pse një numër i madh tentativash të mëparshme nga shumë kompani private për të çmontuar ARMO-n kishin dështuar. Deri pak muaj më parë, kur kompania Shijaku arriti ta shtinte në dorë këtë pasuri dhe të siguronte lejen për çmontimin e saj duke e shitur për skrap. /mcn tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.