Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO / Një person vendosmërisht qesharak dhe kuptimi i vështirë në shqip i fjalës gjermane ‘fremdschaemen’

21/04/2022
GENC POLLO/ Të mos dëgjojmë hipokritët që thonë ‘bëni si them unë po jo si bëj unë’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Përfundimisht është e dukshme dhe e qartë: të lavdishmet ShBA përfaqsohen sot në Tiranë nga një person vendosmërisht qesharak (pvq).
Për ShBA ky fakt nuk është problem i madh: as nuk e dinë e as nuk merakosen. Ky është gati si ligji i fizikës për peshat e masat e mëdha. Edhe për një vend të vogël si i yni po të mbetej me kaq nuk do të ishte ndonjë qeder: thjesht dikush do të gajasej e dikush tjetër do te sikletosej nga fremdschaemen.
Druaj se për fat të keq nuk mbetet me kaq: pvq nuk e absorbon dot vetë antipatinë e bezdinë që ai shkakton tek më shumë se gjysma e publikut. Një pjesë e ketij sentimenti negativ derdhet edhe mbi shtetin që përfaqsohet nga ky pvq. Duke ndikuar në perceptimet e popullit më amerikanofil në Ballkan dhe në Europë. Duke krijuar imazhin e një shteti mistrec, të kapshëm e të kapur. Edhe pse kjo nuk është e vërteta dëmi megjithatë ndodh. Në kohë lufte ky dëm bëhet më i rrezikshëm. Më pak për Amerikën e madhe. Më shumë për Shqipërinë e vogël. Ilaçi kundër dëmit është durimi me dinjitet. Pa reaguar me tepri ndaj pvq. Mundësisht duke e injoruar atë. Dhe duke vazhduar dialogun e bashkëpunimin me persona seriozë. Sepse si çdo problem edhe ky është i përkohshëm.
Post Scriptum: fjalën fremdschaemen e kam shpjeguar në një shënim të vjetshëm si vijon: “fremdschaemen” është një glosë në gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur autorët duan të thonë fremdschämen në anglisht a frëngjisht shpesh e përdorin këtë term të huaj siç e shkruajnë gjermanët. Fremdschaemen është ndjenja e turpit kur ti sheh sesi një i njohur i yti vihet publikisht në pozitë të sikletshme; shpesh pa e kuptuar. Për shembull kur sheh një mësues tëndin të gjimnazit, të cilin ti e kujton me respekt, se si e përqeshin kalamajtë e lagjes kur ai kalon rrugës i dehur xurxull e me pantallona të lagura duke mos gjetur dot shtëpinë e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.