Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

POGRADEC/ 4 arrestime në një lokal në Hudënisht, 9 persona në ndjekje penale

04/03/2022
POGRADEC/ 4 arrestime në një lokal në Hudënisht, 9 persona në ndjekje penale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Goditet një rast i lojërave të fatit në Hudënisht, Pogradec ndërsa vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 9 të tjerë.

Midis të arrestuarve edhe pronari i lokalit, që kishte përshtatur ambientin e tij për të organizuar lojëra fati pa leje dhe për përdorimin e lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tavolinë pokeri, letra bixhozi, çipsa, doza me kokainë, një aparat DVR dhe sasi të ndryshme parash.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë goditur një tjetër rast në drejtim të informalitetit, aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 40 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec; F. B., 30 vjeç, banues në Pogradec; M. A., 30 vjeç, banues në Çërravë, Pogradec, O. Xh., 18 vjeç, banues në Hudënisht dhe S. L., 29 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 9 shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore të kryera, provat e grumbulluara dhe gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hudënisht, Pogradec, në lokalin në përdorim nga shtetasi D. D., (i cili rezultonte i paregjistruar në organet tatimore), u konstatua se nga shtetasit e lartpërmendur ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, ku ky ambient ishte përshtatur për organizimin e palejuar të këtyre lojërave dhe për përdorimin e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave, 5 aparate celularë, 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë​ Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026
Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026
Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.