Një fëmijë 10 vjeçar u qëllua sot me thikë në një shkollë në Korçë.
”Rreth orës 14:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një fëmijë 10-vjeçar, i cili dyshohet se është konfliktuar jashtë orarit mësimor, me një bashkëmoshatarin e tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b




