Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTAT/ Kallëzim penal në SPAK ndaj Armando Subashit

03/03/2022
Pamjet, duhej të niste nga puna 3 vite më parë, asnjë mbetje nuk është djegur, por ka marrë miliona euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD do të bëjë sot kallëzim penal në SPAK ndaj Kryetarit te Bashkise së Fierit Armando Subashi Dokumentat ne te cilat provohet abuzimi me zbatimin e Inceneratorit te Fierit dhe perfshirjen e Kryetatit te Bashkise Armando Subashi per te cilin PD do te depozitoje sot kallzim penal ne SPAK

Deputetja Dhurata Çupi tregon faktet: Shkelje të rënda të ligjit, ka shkaktuar miliona euro dëm ekonomik, duke favorizuar në disa forma kontratën korruptive koncesionare për ndërtimin e incineratorit të Fierit.

Me poshte jane te gjitah dokumentat permes te cilave pretendohet abuzimi dhe fajesia i Subashit:

Subashi bie dakord me ndryshimin e tokes se propozuar nga kompania inceneratoreve subashi Mbyet (vendi 2)

Subashi Ndryshimi i tokes ne Mbrostar (vendi 3)

subashi Njoftimi i Kontrates dhe kontrata fituese

Subashi Shkresa nr. 1 – Bashkia Fier “mbi domosdoshmërinë e mbylljes së venddepozitimit aktual të mbetjeve të ngurta të Bashkisë Fier”

Subashi Variantet e mundshme te tokes

Subashi VKM per shpronesimin

SubashjGjendja emergjences PLyk (vendi 1)

Deklarata e Cupit:

Me dhjetëra orë dëshmi në komisionin hetimor për incineratorët nxorën para shqiptarëve të vërtetën e vjedhjes nga qeveria të 430 milionë eurove nga taksat tona.

Përfshirja në këtë superaferë e drejtuesve më të lartë te qeverisë dhe të disa kryebashkiakëve tani është përtej çdo dyshimi.

Fakteve nuk mund t’u shpëtojë askush!
Letrat flasin dhe ato tregojnë që një nga personat me përgjegjësi penale në këtë aferë është kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Kryebashkiaku i Fierit, me disa shkelje të rënda të ligjit ka shkaktuar miliona euro dëm ekonomik, duke favorizuar në disa forma kontratën korruptive koncesionare për ndërtimin e incineratorit të Fierit.

Ky është një nga rastet më flagrante, pasi incineratori i Fierit nisi të merrte pagesa nga qeveria akoma pa nisur ndërtimin dhe akoma pa u përcaktuar se ku do të ndërtohej.

Kryebashkiku i Fierit ka përgjegjësi direkte për ndryshimin 3 herë të vendit për ndërtimin e incineratorit:

Nga fshati Plyk, pastaj në Mbyet dhe më pas në Mbrostar, është një vendim i pajustifikuar që u kushtoi qytetarëve 460 milionë lekë.
Në vend që të zgjidhte një pronë shtetërore, pa kosto, Armando Subashi e vuri gishtin tek një tokë private me pronar, shpronësimi i të cilës kushtoi 460 milionë lek.

Armando Subashi nuk u dha dot përgjigje disa pyetjeve thelbësore:

Përse u perzgjodh një tokë private, duke ndikuar për keq ne buxhetin e shqiptarëve?
Perse nuk zbatoi ligjjin për konsultimin publik?
Kush ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e incineratorit, nga tokë arë në tokë truall për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive?
Asnjë nga këto veprime nuk bëhet dot pa miratimin e kryetarit të Bashkisë. Është Armando Subashi që ka drejtuar këtë operacion me abuzim 460 milionë lek.
Është Armando Subashi që ka lejuar që pasuria publike të jetë si garanci bankare në favor të koncesionarit.

Është koha që drejtësia të bëhet e plotë. Nuk mundet që të kalojë në heshtje përgjegjësia e Kryetarit të Bashksië së Fierit për mospërmbushjen e kushteve të kontratës nga incineratori i Fierit.

Bashkia e Fierit ka përfaqësuesit e vet në njësinë e zbatimit të projektit, por kryetari Subashi nuk kreu detyrën e vet funksionale për të kërkuar respektimin e kontratës koncesionare sipas ligjit.

Për këto dhe shkelje të tjera të ligjit, Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një kallëzim të ri penal për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

SPAK duhet të veprojë shpejt!

Aktet janë aty!

Provat flasin për një bashkëveprim të koordinuar për t’u grabitur shqiptarëve 430 milionë euro me incineratorët.

Sa më shpejt të çohen para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e superaferës, aq më i fortë do të jetë mesazhi se pandëshkueshmërisë po i jepet fund dhe se askush nuk është i paprekshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
Hutoi punonjësin e karburantit dhe ja mbath pa paguar, arrestohet 19 vjeçarja

Kosova godet skemën e kontrabandës së naftës, 9 të arrestuar

07/07/2026
DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
Hutoi punonjësin e karburantit dhe ja mbath pa paguar, arrestohet 19 vjeçarja

Kosova godet skemën e kontrabandës së naftës, 9 të arrestuar

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.